Serbia e gatshme për çdo kërcënim, e mëson Maqedoninë si të mbrohet

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë se Maqedonia duhet të ballafaqohet me sfida të sigurisë dhe se Serbia është e gatshme të përgjigjet në çdo kërcënim.
 
Ai ka biseduar në Budvë me kryetarin maqedonas, Gjorgje Ivanovin, në prag të samitit “Procesi Bërdo-Brione”.
 
Nikoliq ka theksuar përkrahjen dhe miqësinë e Serbisë e të Maqedonisë, e cila është e ballafaquar me krizë të madhe të brendshme politike.
 
”Koha që është para jush është shumë e ndjeshme dhe ju duhet të jeni të gatshëm në mënyrë adekuate të ballafaqoheni me sfidat mbrojtëse. Serbia ka zonën tokësore të sigurisë dhe është e gatshme të përgjigjet në çdo kërcënim. Kushdo që provon çfarëdo situate të pakëndshme në Serbi , duhet të llogarisë në unitetin e ushtrisë dhe të policisë”, ka theksuar Nikoliq, njofton B92.
 
Kryetari Gjorgje Ivanov, transmeton Koha.net, e ka njohur Nikoliqin me situatën aktuale në Maqedoni dhe me masat që po i ndërmerr ky shtet.
 
“Faleminderit për fjalët përkrahëse, është shumë me rëndësi që në veri kemi një vend mik”, ka thënë Ivanov.
Artikulli paraprakIntelegjenca kosovare debaton sot për Kumanovën?
Artikulli vijuesKrasniqi: Kosova nuk është vend demokratik – vota manipulohet me 3 euro mbushje!