Shanse për paqe në Ukrainë?

Por rrjedha e këtij konflikti i lë të hapura shumë dyshime, nëse do të kthehet paqe e përhershme. Të premten do të ketë negociata të reja.

Respektimi në fillim të shtatorit i armëpushimit për Ukrainën Lindore, për të cilin qe rënë dakord në shkurt, erdhi papritur. Aq papritur sa shkallëzimi i situatës para takimit të krizës në Minsk, me pjesëmarrjen e kancelares Angela Merkel, Presidentit francez, François Hollande, Presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko dhe Presidentit rus, Vladimir Putin. “Ai që mund ta ndalojë kaq shpejt dhunën, ai është në gjendje ta ndezë atë po kaq shpejt”, tha një diplomat perëndimor në Kiev. Është e qartë se me këtë mbahet parasysh Moska. Dyshimet janë të mëdha, nëse takimi i së premtes i nivelit të lartë në Paris, në të ashtuquajturin format të Normandisë do të sjellë paqje të qendrueshme. Por megjithatë, në Ukrainë shpresat ekzistojnë.
Lëvizje tankesh në armëpushim
Në fillim të javës, Kievi dhe Moska dhe kryengritësit e mbështetur nga Moska, ranë dakord me ndërmjetësimin e OSBE-së që të tërheqin armët e rënda, deri në topat 100 milimetërsh. Me këtë duhet të tërhiqen para së gjithash tanke përgjatë vijës 15 km të frontit. “Janë shumë armë ende në zonën e sigurisë”, thotë vëzhguesi i OSBE-së, Alexander Hug. Po gjithsesi, deri tri muaj më parë askush në Kiev nuk do të hidhte bast që vera do të mbetej e qetë në Ukrainën Lindore. Një ofensivë të kryengritësve e pengoi diplomacia intensive, pranon një këshilltar i presidentit ukrainas, duke lëvduar angazhimin gjermano-francez në krizë.
Vijat e kuqe të Kievit
Kievi punon prej javësh për një katalog vijash të kuqe, të cilat nuk duhet të shkelen, për të avancuar në takimin e Parisit, na thonë burime pranë Presidentit të Ukrainës. Në krye është organizimi i njëanshëm i zgjedhjeve nga kryengritësit, pa mbikqyrje ndërkombëtare. Më tej nuk duhet të ketë asnjë njohje ndërkombëtare të rajonit të pushtuar. Edhe ushtarët “rusë të paqes” janë në listën e vijave të kuqe.
Kievi nga ana e tij tregohet gjithashtu i përmbajtur për të zbatuar detyrimet e tij për marrëveshjen e Minskut.
Miratimi i ligjit të decentralizimit të Ukrainës është shtyrë në fund të dhjetorit. Kievi nuk do ta lëshojë nga duart mjetin e tij më të fortë të presionit. “Këtu ne paguajmë një çmim të lartë”, tha një diplomat ukrainas. Pjesë të batalionit nacionalist të vullnetarëve pohojnë se lufta e tyre do të vinte dëm në një rast të tillë. Në leximin e parë të ligjit para Parlamentit në 31 gusht para parlamentit u hodhën granata dore, me disa të plagosur rëndë.
Diplomacia e krizës po punon prej javësh për të garantuar vazhdimin e marrëveshjes së Minskut II. Deri në 31 dhjetor duhet të jenë zbatuar shumica e pikave të kësaj marrëveshjeje. Pas kësaj do të kishim një marrëveshje Minsk III.
Deri në zbatimin e kërkesës kryesore të Minsk II kaluan shtatë muaj. Tani armët heshtin. Të paktën kjo.
Artikulli paraprakBankat greke kanë nevojë për kapital
Artikulli vijuesSulm i gabuar i NATO-s në Afganistan, vdesin 3 mjekë në Kunduz