Në këtë stad të funksionimit, Petra Nova mund të thith mbi 5.000 ton CO2 në ditë, që është ekuivalente me heqjen nga trafiku të mbi 350.000 veturave, sqaron kompania
Kompania energjetike amerikane NRG Energy dhe korporata japoneze për eksploarim të naftës dhe gazit JX Nippon kanë përfunduar ndërtimin e sistemit më të madh në botë për post-djegie.
Siç njoftoi të martën kompania amerikane NRG testi final i performancës të objektit Petra Nova në Houston të Teksasit është kompletuar me sukses më 29 dhjetor 2016.
“Gjatë performancës së testimit, sistemi ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme përfshirë thithjen të mbi 90 përqind të dioksid karbonit (CO2)”, thuhet në njoftimin e kompanisë./kumti.com