Gjykatësja Ann Donnelly lëshoi një urdhër të shtunën në mbrëmje, pasi avokatët e Unionit Amerikan për liritë civile kishin ngritur padi në emër të qytetarëve nga shtatë vende muslimane
Gjykata federale në New York ka lëshuar urdhër të jashtëzakonshëm me të cilin përkohësisht ndalon SHBA-të që të dëbojnë qytetarët nga vendet të cilat presidenti amerikan Donald Trump ka ndaluar hyrjen e tyre në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykatësja Ann Donnelly lëshoi një urdhër të shtunën në mbrëmje, pasi avokatët e Unionit Amerikan për liritë civile kishin ngritur padi në emër të qytetarëve nga shtatë vende muslimane të cilët u bllokuan në aeroportet në mbarë vendin, pas hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon hyrjen e tyre në SHBA.
Ky vendim, i cili vlen në të gjithë vendin, u mirëprit nga një numër i madh i protestuesve që ishin mbledhur para sallës së gjyqit në Brooklyn.
Urdhri ndalon policinë kufitare amerikane që të kthejë këdo që ka mbërritur në SHBA nga Iraku, Siria, Irani, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni.
Vendimi do të jetë në fuqi deri në seancën e radhës, të planifikuar për 21 shkurt, dhe vlen për njerëzit me viza të vlefshme si dhe për të gjithë ata të cilëve u është miratuar kërkesa e refugjatit.