Destrojeri më i madh dhe më i sofistikuar në SHBA pritet të bashkohet më në fund me flotën e vendit.
Bëhet fjalë për destrojerin Zumwalt, që nuk pikaset nga radarët.
Për koincidencë, destrojeri me 147 marinarë dhe oficerë në bord, ka një kapiten që quhet James Kirk.
Për shkak se është kaq futuristike, disa e kanë krahasuar kapitenin me personazhin me të njëjtin emër nga seriali Star Trek.
Destrojeri është rreth 180 metra dhe peshon 15 mijë ton.
Kostoja për ndërtimin e kësaj anije është rreth 4.3 miliardë dollarë.
Sistemi i ri i armatimit mund të shkarkojë rreth 600 raketa në shënjestra rreth 100 kilometra larg.