Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se nuk janë të sigurt nëse i kanë votat për votimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Ai shpreson se do t’i bëjnë 80 vota, në mënyrë që demarkacioni të procedohet sa më shpejt në Kuvend.
“Nuk jam i sigurt që i kemi numrat, sepse nga diskutimi që e kemi parë dhe nga deklarimi që e kemi parë të shefave të grupeve parlamentare deputetëve të caktuar sot për sot nuk jam i sigurte që mund të bëhen 80 vota, por nesër edhe ndoshta bëhen. Ne shpresojmë që do të bëhen 80 vota, sepse është një prej pikave më të rëndësishme që duhet me i proceduar sa më shpejt”,