Shenjat e kancerit të fytit

Shenjat dhe shkaktarët e kancerit të fytit; Si ta parandaloni dhe luftoni në mënyrë natyrale

Kanceri nuk është një sëmundje e vetme, me një shkak të vetëm, dhe që trajtohet me një lloj të vetëm trajtimi. Ka më shumë se 200 lloje të ndryshme të kancerit, secila me emrin e saj dhe që kërkon trajtim të posaçëm. Edhe pse qelizat në pjesë të ndryshme të trupit mund të duken dhe të punojnë në mënyrë të ndryshme, shumica e tyre riparohen dhe riprodhohen në të njëjtën mënyrë.

Normalisht, qelizat ndahen në mënyrë të rregullt dhe të kontrolluar. Por në qoftë se për ndonjë arsye procesi del jashtë kontrollit, qelizat vazhdojnë ndarjen dhe zhvillohen në një bllok të quajtur tumor.

Tumoret janë ose beninje (jo-kanceroze) ose malinje (kanceroze).

Në një tumor beninj qelizat nuk përhapen në pjesë të tjera të trupit dhe kështu nuk janë kanceroze. Megjithatë, ato mund të vazhdojnë të shtohen në vendin origjinal, dhe mund të shkaktojnë probleme duke shtypur organet përreth.

Ndërsa në një tumor malinj, qelizat e kancerit kanë aftësinë për t’u përhapur përtej zonës fillestare të trupit. Nëse tumori lihet pa u trajtuar, ai përhapet në indet përreth.
Ndonjëherë qelizat shkëputen dhe largohen nga vendi origjinal (primar) i kancerit. Ato mund të përhapen në organe të tjera të trupit përmes sistemit të qarkullimit të gjakut ose atij limfatik.

Shenjat e kancerit të fytit / laringut

Shumica e kancereve të laringut apo të fytit zhvillohen pranë kordave vokale, kështu që simptoma e parë e dukshme është shpesh një ndryshim në tingujt e zërit. Për shembull, zëri mund të bëhet jashtëzakonisht i ngjirur ose i ashpër.

– Dhimbje kur gëlltitesh ose vështirësi gjatë gëlltitjes

– Një gungë ose ënjtje në gushë

– Dhimbje veshi

– Kollitje e përsëritur

– Humbje peshe e pashpjegueshme

– Vështirësi në frymëmarrje

– Pështyrje ose pështymë me njolla gjaku

– Frymë e keqe nga goja

– Lodhje dhe dobësi.

Shkaqet e kancerit të fytit

– Alkooli dhe duhani

Dëshmitë tregojnë se alkooli dhe duhani janë dy faktorët më të mëdhenj të rrezikut për kancerin e fytit për shkak se përmbajnë kimikate që ndikojnë punimet normale të qelizave të laringut, duke shkaktuar mutacione. Pirja e alkoolit dhe e duhanit bartin rreziqe individuale, por në qoftë se dikush i bën të dyja, rreziqet rriten në masë të madhe.

Hulumtimet kanë treguar se në qoftë se ju pini 20 cigare në ditë, por nuk pini alkool, ju keni pesë herë më shumë gjasa për zhvillimin e kancerit të laringut, si dhe kancereve të tjera të kokës dhe fytit, të tilla si kanceri i gojës, se dikush që nuk pi duhan.

– Human Papilloma Virus (HPV)

Virusi njerëzor Papilloma (HPV) është emri i dhënë një familje të viruseve që prekin lëkurën dhe membranat me lagështi që mbulojnë trupin, të tilla si ato në qafën e mitrës, anus, gojë dhe fyt. Hulumtimet tregojnë që HPV mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së kancerit të fytit. Një në pesë raste të kancerit të fytit, është gjetur të ketë HPV DNA në indet kanceroze.

– Refluksi gastroezofageal

Gastroesophageal i referohet stomakut dhe ezofagut. Zbatica gastroesophageale është kthimi i përmbajtjes së stomakut deri në ezofag, e cila është e mbushur me acid dhe dëmton ezofagun duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje dhe dëmtim të fytit.

– Mungesa e vitaminës A

Mungesa e vitaminës A është nga shkaktarët kryesorë që shkakton kancer të laringut, çrregulllime të tiroideve, kancer të mushkërive, kancer të lëkurës, prostatës, imunitet të dobët, sëmundje të zemrës, etj.

– Higjena e dhëmbëve

Higjena e dhëmbëve është e rëndësishme për një organizëm të shëndetshëm. Viruset që mbartin dhëmbët dhe mishrat e tyre shkojnë në fyt duke shkaktuar inflamacion dhe ënjtje, që më pas kthehen në tumor ose kancer.

– Ekspozimi ndaj asbestos

Asbestos janë metale të rënda dhe ajër i ndotur që shkakton jo vetëm kancer të laringut, por edhe kancer të mushkërive dhe gjakut.

– Kancere të tjera

Kanceri në fyt ka gjithashtu lidhje me llojet e tjera të kancerit. Në fakt, disa njerëz të diagnostikuar me kancer të fytit janë të diagnostikuar me kancer të mushkërive, kancer të fshikëzës, etj. Kjo është zakonisht për shkak se kanceret shpesh kanë të njëjtat faktorë të rrezikut, ose për shkak se kanceri që fillon në një pjesë të trupit, mund të përhapet në të gjithë trupin në të njëjtën kohë.

TRAJTIME NATYRALE PER KANCERIN E FYTIT
– Mos konsumoni asnjë ëmbëltues artificial.

– Mos konsumoni shurup të lartë në fruktozë.

– Mos pini pije të gazuara.

– Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta.

– Shmangni të gjitha ushqimt e konservuara.

– Eliminoni produktet konvencionale të qumështit.

– Shmangni viçin konvencional.

– Konsumni ushqime që ndihmojnë tretjen që të parandaloni aciditet dhe zbaticën e stomakut; ushqime të tilla si; domate, portokall, limoni, vaj ulliri, sallatë jeshile, brokoli, mollë, etj.

– Konsumoni ushqime të pasura me vitamin A, mungesa e së cillës shkakton lloje të ndryshme kanceri. Ushqime të pasura me vitamin A; Patatja e ëmbël, karrota, sallata jeshile, spinaqi, rrepa, kungulli, majdanozi, brokoli, frutat e detit, domatja, etj.

– Nëse pini duhan, ndaloni menjëherë, qëndroni larg ekspozimit ndaj tymit të duhanit, dhe ajrit të ndotur.

– Gjithashtu shmangni të gjitha produktet që përmbajnë kafeinë.

– Kujdesuni për të menaxhuar stresin dhe për të zvogëluar nivelin e stresit tuaj të përgjithshëm, pasi stresi mund të ndikojë negativisht në funksionin e shëndetit imun.

Terapia me lëngje

Kombinoni:

– Lakër të kuqe + selino + lëng marule, dhe pini 250 ml, dy herë në ditë.

– Karrota + kastravec + panxhar + rrepkë + lëng hudhre.

– Lëngu i barit të grurit është gjithashtu i dobishëm, dhe po ashtu lëngu i asparagus dhe lëngu i freskët molle.

– Lëngjet e jeshile të freskëta janë një nxitje e rëndësishme e lëndëve ushqyese në dietë; formoni kombinime të reja të perimeve, dhe zbuloni të preferuarat tuaja personale.

Kujdesuni për shëndetin tuaj duke parandaluar shkaktarët e sëmundjes dhe duke ndjekur një ditë të shëndetëshme.

Artikulli paraprakE dini pse ju dhëmb plaga e operacionit kur prishet koha?
Artikulli vijuesKundërmimi i trupit