Dionis Xhafa
I akuzuari për krime të përbindshme e të tmerrshme mbi shqiptarët, boshnjakët e mbi kroatët Vojislav Sheshel që nga Haga ku fatkeqësisht u lirua do të jetë tanimë deputet i Kuvendit të Serbisë. Partia që ai udhëheq kthehet në skenën politike serbe, edhe pse kryetari kishte 13 vite që qëndronte në burgje me akuzën e rëndë të genocidit. Partia Radikale e Serbisë nuk ishte e përfaqësuar me deputetë në Kuvend por se i fitoi votat për të qenë pjesë e parlamentit në Beograd. Shesheli, i dyshuar si tejet i kriminalizuar deri në rrënjë dhe me deklarata po ashtu të tmerrshme sërish do të përfaqësojë një pjesë të qytetarëve serbë. Partia Radikale Serbe (SNS) është turpi i politikbërjes sot në arenën ballkanike duke u mbajtur fort pas një nacionalizmi të theksuar pro-rus. SNS e Sheshelit vendos dorën në plagët e vjetra të Ballkanit dhe rikthen përçarjet e ndasitë etnike në Gadishull. E sigurt është se zëri i tij do të kumbojë në parlamentin e Serbisë si një nacionalist primitiv dhe do të cilësohet një “kuçedër” në zemër të Ballkanit. Sheshel përpos tjerash është ndaluar të hyjë në territorin e shtetit të Kosovës dhe të Kroacisë, të cilat e kanë shpallur “non grata” të dyshuarin për genocid në Hagë. Domosdo që duhej të shpallej “non grata” një person i cili akoma flet sikur të ishin vitet e nëntëdhjeta dhe me çmendurinë e tij të nacionalizmit të flaktë serb. Sigurt poashtu është se çmenduria e Sheshelit është vënë re shumë nga opinioni publik, por jo vetëm. Raportohej se edhe familjarët e tij nuk e duronin dot më për nga mënyra sesi iu fliste dhe si sillej me ta dhe me parime aspak që lidhen me lirinë.
Serbët, popull nacionalist
Skenën politike të Serbisë e dominojnë disa parti politike të mbarsura me nacionalizëm. Partia më e tmerrshme siç mund të mirret me mend është SNS-ja e Sheshelit por se me ndriçime të nacionalizmit janë edhe Partia Socialiste e Ivica Daçiç dhe Partia Përparimtare e Aleksandër Vuçiç. Kryeministri aktual serb ka qenë gjithashtu bashkëpunëtor i ngushtë i Millosheviçit dhe i Sheshelit që nga nacionalist hiqet kinse është europianist. Analistët e çështjeve politike theksonin se parlamenti serb ngjan si në kohën e Millosheviçit kur ky i fundit e kishte opozitën më keq se vetja dhe kur iu thoshte ndërkombëtarëve se “ka më keq se ne, kështu që na mbani në qeveri”.
Shkurt, në parlamentin serb kemi krahun që përfaqëson nacionalizmin bolshevik Vojislav Sheshel dhe gjithashtu nacionalizmin tradicional serb me përfaqësues Daçiç dhe Vuçiç. Të tërë këta janë pjesë e së njëjtës shije të nacionalizmës serbe përlyer keqas me Millosheviçin dhe me të tjerë kasapë të Ballkanit. Derisa serbët kanë në parlament kaq shumë parti me sfond nacionalist dëshmon qartazi se kemi të bëjmë me një popull krenarist mbi nacionalizëm. Edhe pse pikërisht nacionalizmi e dëmtoi Serbinë dhe solli mijëra viktima anembanë Jugosllavisë serbët në shumicë edhe me gjak po e mbajnë të tillë flakë nacionaliste. Pjesëmarrja në parlament e kaq shumë partive serbe me sfond të nacionalitetit është dëshmi se vetë serbët janë popull nacionalist.
Veriu i Kosovës, dora e zgjatur e Serbisë
Qysh në krye desha të sqaroj se pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është turp për vetë shtetin e Kosovës që përulet përpara shtetit serb. Për sa kohë që Serbia ndërhyn dhe bën ç’të dojë në veriun e Kosovës, kjo do të thotë se Kosova është shtet i dobët dhe ka poashtu qeveri të dobët, e cila përulet përpara furtunës nacionaliste serbe. Kosova do të funksiononte si shtet normal për sa kohë që në veri nuk do lejojë asnjë lojë politike të Serbisë dhe këtë pjesë të territorit të mos e kontrollojnë bandat serbe. Qeveria e Prishtinës poashtu nuk ka përse ti mbivlerësojë serbët në veri në raport me shqiptarët që jetojnë anembanë Kosovës, por ti vlerësojë njëlloj.
Një qeveri si ajo e Kosovës e cila dështon përballë politikës fashisoide serbe në veriun e shtetit është e dështuar. Një qeveri e Kosovës e cila nuk e shtrin ligjin e Kushtetutës së vet deri në pikën e fundit të terriutorit të vet, është e dobët. Një qeveri e Kosovës e cila lejon brenda vetes së vet Vuçiç, Nikoliç, Daçiç e këta pa e njohur shtetin e Kosovës është e paaftë në reagim. Një qeveri e Kosovës e cila nuk i përgjigjet nacionalizmës dhe dhelpërisë politike serbe, nuk është e duhura. Një qeveri e Kosovës e cila hyn në bisedime me një qeveri serbe kur kjo nuk e njeh, është poashtu e dobët. Andaj në Kosovë nuk duhen lejuar asesi duart e zgjatura të Serbisë dhe se poashtu iu duhet imponuar njohja e realitetit: Shteti i Kosovës.