Shkenca vërteton hadithin “shikimi me epsh është një shigjetë helmuese…”

Njeriu duke shikuar gruan ndjenë nevojën për të, dhe në këtë rast ndizet hormoni seksual i cili shkakton disa ndryshime në trupin e njeriut siç janë: ndryshimi i ritmit të zemrës, rritja e potencës, rritja e tensionit, ngushtimi i arterieve të vogla dhe të mesme, më pas ky ndryshim arrinë deri te prostata, mbyll kanalet urinare dhe kështu fillon krijimi i spermatozoideve të cilët janë shkaktarë për ruajtjen e qenies njerëzore

Vallë, nëse njeriu tërë ditën shikon atë që Allahu e ka ndaluar, çfarë do të kishte ndodhur?

Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Vërtet, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata. (Nur, 30)

Dijetarët duke e komentuar këtë ajet thonë: “Më i pastërti”, do të thotë më i miri. Nëse do ta komentonim si “më i pastërti”, kjo nënkupton pastërtinë nga mëkatet dhe mbrojtjen nga sëmundjet.

Transmeton Ebu Hurejre r.a se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Shikimi është një nga shigjetat helmuese të shejtanit, kush largohet nga kjo për hir të Allahut do të shpërblehet me imanin, ëmbëlsinë e të cilit do ta ndjej në zemër”.

Kur shigjeta godet trupin, ajo shkakton një plagë në trupin e njeriut, mirëpo nëse shigjeta është helmuese, atëherë helmi shpërndahet nëpër gjithë trupin. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. para 14 shekujsh na ka treguar pasojat e shikimit i cili zgjat më shumë se ç’është e nevojshme dhe i cili shkakton ndryshime të caktuara në trup.

Tajitja e hormonit seksual që ndikon në çdo organ dhe në çdo qelizë, e përgatit trupin e njeriut për marrëdhëniet intime me çka ruhet qenia njerëzore, ndërsa e gjithë kjo duhet të ndodh në një kohë të caktuar, mirëpo nëse vazhdon tajitja e këtij hormoni pa mos e nxjerr këtë barë, atëherë kjo mund të shkaktoj pasoja të rrezikshme për vetë trupin e njeriut.

Puna shkencore e cila ka nisur para 20 vjetëve, sot ka ardhur deri tek këto rezultate:

Këto hormone qarkullojnë në enët e gjakut të atij njeriu i cili tërë ditën shikon gjëra të ndaluara, p.sh. puna e përbashkët mes burrit dhe gruas, lakuriqësia, vetmia mes një mashkulli dhe një femre të huaj, revistat e ndryshme, filmat etj. I Dërguari i Allahut s.a.v.s i cili nuk flet nga hamendja, e ka ndaluar daljen jashtë të gruas që parfumoset, ka ndaluar vetmimin mes një mashkulli dhe një femre që nuk janë farefis, ka ndaluar shikimin e gjërave të ndaluara etj., kësisoji që në këtë mënyrë ta mbrojë njeriun nga sëmundjet e shumta të cilat nuk mund të numërohen…

Nëse njeriun e kafshon një gjarpër helmues ekziston mundësia që ai për pasojë të vdes. Shkaku i kësaj është përhapja e helmit nëpërmjet enëve të gjakut me një shpejtësi marramendëse sa që bie presioni dhe njeriu vdes. Sot nga helmi i gjarprit bëhen ilaçe për zgjerimin e venave, mirëpo nëse venat dhe arteriet zgjerohen më shumë se normalja kjo – në të shumtën e rasteve shkakton vdekjen.

Ky hormon quhet “helmues” edhe pse helmimi në një farë doze është ilaç, nëse ai kalon kufijtë, atëherë bëhet sëmundje.

Çfarë ndodh pasi që kjo shigjetë helmuese godet njeriun?

Gjëja e parë që ndodh është një erë e pakëndshme nën sqetulla dhe në këmbë. Pra, shikimi i vazhdueshëm në gjëra të ndaluara zgjon hormonin, doza e të cilët gjithmonë rritet dhe kështu bëhet helmuese. Pra, paraqitja e parë është era e pakëndshme nën sqetulla dhe nën këmbë, pastaj hapen gjëndrat e djersëve në nyje dhe në pjesën e poshtme të këmbës si dhe në mollaqe dhe kjo shkakton hemorroidet. Gjithashtu, hapen gjëndrat e yndyrave në fytyrë të cilat shkaktojnë puçrrat. Qarkullimi i këtij hormoni në doza të tepërta bëhet helmues dhe shkakton dhimbje të mëdha në kokë.

Një gjë e tmerrshme është edhe dhimbja në nyje, sidomos dhimbjet në gjunjë dhe bërryla, kjo ngase ky hormon zvogëlon sasinë e kërcit që gjendet mes kockave, andaj dhe fillojnë dhimbjet e mëdha në nyje. Në vendet perëndimore rinia përballet me këto sëmundje për shkak të qarkullimit të toksinave të këtij helmi në trup.

Në Britaninë e Madhe dy zyrtarë të moshës tridhjetë vjeçare ishin sëmurë nga sëmundjet në nyje dhe pas hulumtimeve precize nuk pati rezultate të kënaqshme lidhur me shkakun e kësaj sëmundje – përveç se akumulimit të këtij hormoni helmues.

Sa i përket zemrës dhe enëve të gjakut, qarkullimi i këtij hormoni helmues zvogëlon rrahjet e zemrës në minutë dhe në këtë mënyrë rëndohet qarkullimi i gjakut me çka shumë lehtë mund të vij deri te tromboza, pastaj vjen deri te zgjerimi i arterieve ku humbet elasticiteti dhe me ndryshimin e përbërjes kimike të gjakut vjen deri te ngurtësia e tyre, ndërsa kjo është sëmundja e kohës moderne.

Pas kësaj qarkullimi i këtij hormoni në trupin e njeriut shkakton yndyrat të cilat kur shtresohen apo depozitohen dhe shkaktojnë verbërim, dobësi të këmbëve, humbje të vetëdijes, vështirësi në gojë, etj. Gjithashtu shkakton kapsllëkun, i cili është një ndër shkaktarët e shumë sëmundjeve.

Kjo është gjendja e atij i cili tërë ditën shikon top modelet, filma pornografik dhe qëndron në vendet ku nuk është i kënaqur Allahu. Fjalët e Muhamedit s.a.v.s. nuk janë nga ai sepse “Ai nuk flet sipas dëshirës së vet; por ajo (që thotë) është vetëm Shpallje hyjnore, që i vjen atij.” (Nexhm, 3-4).

Është e pamundshme që Allahu i Madhëruar të ndaloj diçka dhe në këtë mos të ketë arsye të veçanta dhe urtësi të panumërta. “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Vërtet, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata. (Nur, 30)

Burimi: akos.ba/Enciklopodia e Muxhizeve shkencore në Kuran dhe Sunet – Dr. Muhamed Ratib Nablusi.

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)

Artikulli paraprakPse Allahu në Kuran thotë se duhet dhënë gji dy vjet të plota?
Artikulli vijuesPse shkenca nuk e mohon ekzistencën e Zotit?