Personi B.S (40), i punësuar në NLB Banka, dje nga kasaforta e bankës në Shkup vodhi 2 milionë franga dhe 270 mijë euro dhe u arratis
Gjatë ditës së djeshme një i punësuar në NLB Banka, nga kasaforta e bankës ka vjedhur 2 milionë franga dhe 270 mijë euro.
Personi B.S (40), i punësuar në NLB Banka, dje nga kasaforta e bankës në Shkup vodhi 2 milionë franga dhe 270 mijë euro me çka u arratis.
Rastin dje në ora 17 në polici e lajmëroi drejtori i kasafortës së bankës, sipas të cilit B.S ka vendosur paratë në qese dhe është arratisur në drejtim të panjohur. Hetimi lidhur me këtë ngjarje ka përfunduar.
Informacionet janë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), duke paralajmëruar më shumë detaje gjatë ditës.