Një bar shumë i lehtë dhe efikas qëmoti i harruar në trojet tona por i përdorur që nga lashtësia
Për fillim vetëm disa pika tjera në aspekt të shëndetit. Shumë pak njerëz janë të vetëdijshëm se çka don të thotë shëndeti në trupin tonë. Gjithashtu me rritjen e zhvillimit në sfera të ndryshme të prodhimit dhe arritjes, industrializimit, largimi nga natyra dhe mbyllja nëpër vende të ngushta pa oksigjen të pastër, ushqimi i pergatitur me lloj-lloj komponente të dëmshme etj. Pra, nga ndotja e ambientit edhe më tepër shtohet rreziku që të jemi të ekspozuar helmimeve të ndryshme që në fillim as që janë të dukshme. Mirëpo, nëse ndalemi dhe mendojmë se sa do të shtohet kjo sasi me kalimin e kohës, atëherë lirisht mund të themi se secili prej nesh është i ndotur nga pasojat e helmit që sot në të madhe gjindet çdokund, por edhe para PC-së time.
Librat që i kam lexuar shkruhet se ka metoda shumë të thjeshta për largimin e helmit nga trupi i njeriut. Njëra metodë shumë efikase është edhe shpërlarja e gojës me vaj të lulediellit, kurse në tjetrën thuhet me vaj ulliri.
Kurse nga medicina dihet se të gjitha gjëndrat gjinden në gojë. Por edhe shumë sëmundje munden të diagnistifikohen vetëm me të çelurit e gojës, pamjes, erës e sidomos me ngjyrën dhe ndryshimin e gjuhës etj.
Shpërlarja e gojës me vaj- shëron shumë sëmundje.
Pra, kjo metodë ka qenë dhe është Inshall-llah një metodë që përdoret sot edhe kësaj dite në vendet arabe. Por, në botë është bërë e njohur nga mjeku rus Dr.F.Karach në një Kongres të Bakteriologëve dhe Onkologëve.
Nuk do të ndalem të numëroj të gjitha sëmundjet që mund të shërohen në këtë mënyrë pasi se ka shumë sëmundje, por si për fillim vetëm ato kryesoret: Bronhitet, Sinuset , Infektionet gripale, gjithë problemet me shqisat e tjera në kokë,( sy, hundë, shije, aromë, vesh). Ekcemet në lëkurë, sëmundjet e mushkërive, mëlçisë, sëmundjet e përgjithshme te femrat, mundimet e zemrës, kokëdhimbja, sëmundjet nervore, të veshkëve, thrombozat, problemet në aparatin e tretjes, lodhja- rraskapitja, rheuma, koncetrimi i dobët, depresioni, pagjumësia, dhimbjet e dhëmbëve dhe në përgjithësi për përmirësimin e shëndetit dhe imunitetit ndaj sëmundjeve. Por, edhe nëse nuk kemi asnjë sëmundje përdoreni se pasojat dotë jenë: forcimi i trupit, rritet Imuniteti i trupit, dhëmbët forcohen, ndalen gjakderdhjet nga mishi i dhëmbëve dhe vërehet se pas një kohe të shkurt të përdorimit dhëmbët zbardhohen (edhe vetëm kjo do të mjaftonte).
Mënyra është shumë e thjeshtë: Mirret një lugë ushqimi vaj luledielli ose vaj ulliri, varet çka preferoni dhe mundeni të gjeni. Në fillim është për çdokend pak e rëndë paramendimi se duhet mbajtur vaji në gojë por me kohë largohet ai mundim. E nëse keni problem në fillim ju preferoj marrjen e një luge të kafes me vaj. Më së miri në mëngjes para se të lani dhëmbët dhe para setë hani diçka (në bark të zbrazët) dhe me këtë vaj e shpërlani gojën për 10-15 minuta. Nëse kjo kohë paraqet problem për juve në faljen e namazit të mëngjesit atëherë mundet këte të veproni edhe më vonë p.sh. para ngrënies së drekës apo para darke. Nëse keni proteza të dhëmbëve ato duhet të hiqen sipas mundësive. Mënyra është sikur gar-gara gjatë abdesit, pra vaji lëvizet në gojë të mbyllur dhe pastaj pështyhet. Atëherë do të vëreni se vaji ka marr një ngjyrë të bardhë apo bëhet sikur qumshti. Aty, po të mirret kjo nën mikroskop gjinden të gjitha bakteriet- shkaktarët e sëmundjeve. Për atë shkak edhe kujdes gjatë hudhjes në vende ku nuk duhet, më së miri është të hudhim këtë në vendet e mbeturinave ose në WC. Pastaj lahen dhëmbët mirë me ujë të vokët, brushë dhe pastë të dhëmbëve se ende aty ka bakterie që kanë mbetur.
Para se të përfundoj, të them se edhe kohëzgjatja e përdorimit të kësaj metode duhet të jetë më e gjatë, varsisht nga sëmundja që lëngoni. Në libër thuhet minimum 2 javë deri në një vit kur kemi sëmundje të rënda. Pastaj në fillim mundet edhe të reagoni me keqsim të gjendjes, nga kjo shihet se metoda e kurimit ka ndikim. Mirëpo, prapseprapë ju edhe vetë do të vendosni se a dëshironi të vazhdoni apo jo më tutje. Kjo nuk është garancë e sigurtë por një metodë që është përdorur dhe ende përdoret me shumë efikasitet. Ju referoj nëse dëshironi më gjerësisht atëherë të lexoni për këtë metodë më tepër pasi se ka në gjuhë të ndryshme nëpër faqet e internetit. Librat që i kam përdorur janë në gjuhë gjermane:
1. Orët e mirëqenies nga 1001 Natë ( Shëndeti dhe mirëqenia nga Orienti).
2. I shëndetshëm dhe i fortë me përtypjen e vajit (Rruga efikase për shëndet më të mirë pa kundërefekte).