Shqiptarët e rrisin kanabisin nëpër shtëpi. Kapet Arben Bakillari

Migranti i paligjshëm, Arben Bakillari do të dëbohet nga Britania e Madhe pasi të lirohet nga burgu për kultivim të kanabisit. 46-vjeçari shqiptar, i cili arriti në Mbretërinë e Bashkuar në një kamion, u arrestua pasi policia gjeti më shumë se 300 bimë kanabis në shtëpinë ku ai jetonte.
Bakillari është dënuar me 6 muaj në burg për kultivim të drogës.

Kanabisi u zbulua pasi një patrullë e policisë u njoftua për një zhurmë të madhe në shtëpinë e shqiptarit, në Birches Head Road, një mëngjes herët.

Prokurori Heather Chamberlin tha se Bakillari kishte tentuar të largohej me vrap kur policët hynë në shtëpinë e tij në orën 3.20 të mëngjesit, më 13 nëntor.

Një tjetër person që gjendej në shtëpi mundi t’ia mbathte. Policët e ndoqën, por nuk arritën ta kapnin.

Pas arrestimit të Bakillarit, policët kontrolluan dhomat e shtëpisë dhe gjetën kanabis të mbjellë në vazo, të vendosura në dhoma të ndryshme të shtëpisë.

Gjithësej ishin tre dhoma gjumi të pajisura me sistem vaditjeje. Në total u gjetën 170 bimë kanabis gati për t’u vjelur dhe 162 bimë të vogla.

Gjykatësi Chamberlin tha se Bakillari u arrestua si emigrant i paligjshëm. Ai u tha autoriteteve se në shtëpi jetonin njerëz që ai nuk i njihte. “Pasi kishte hyrë ilegalisht në Angli me një kampion, ai ishte dërguar në këtë adresë nga persona të panjohur dhe kishte dy javë që kujdesej për kanabisin. Ai nuk i kishte mbjellë vetë bimët, e dinte se ishte kanabis dhe se ishte e paligjshme. Ai kishte para vetëm sa për të ngrënë kur erdhi në Angli dhe po priste derisa bimët të shiteshin. Ai tha se do të donte të kthehej në shtëpi, në Shqipëri. Është djalë me karakter të mirë”, u shpreh gjykatësi.

Shqiptari u tha gjithashtu autoriteteve se ai ishte përpjekur të fitonte para për të bërë të mundur një ndërhyrje kirurgjikale për një problem me hernien diskale. Avokati u shpreh se ai donte vetëm të kthehej në Shqipëri dhe se kishte bashkëshorten me probleme në tiroide dhe kishte dy fëmijë, 14 dhe 19 vjeç. Duke kërkuar ta lehtësojë rolin e tij, avokati u shpreh gjithashtu se Bakillari është penduar dhe se nga hetimet ka dalë qartësisht në pah fakti se nuk ishte ai organizatori i këtij aktiviteti i paligjshëm. / Përgatiti Lapsi.al

Artikulli paraprakSulmet në Paris, arrestohen 5 persona në Belgjikë; por lirohen për mungesë provash
Artikulli vijuesArtikulli i "Huffington Post" për myslimanët kosovar, plotë shpifje!