Shqiptari i dehur në makinë, vret gruan dhe vajzën 10-vjeçare

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, me akuzën e vrasjes, pasi ai është shkaktari i një aksidenti rrugor në Itali, ku gjetën vdekjen një nënë 37-vjeçare italiane dhe vajza e saj.

Sipas policisë 21-vjeçari shqiptar, edhe pse ka qenë i dehur, ka vendosur të udhëtojnë duke përplasur për vdekje me makinë tij “Seat Atea”, mjetin “Fiat Punto”, ku udhëtonte Annamaria Zippone, 37 vjeç dhe vajza e saj Gaia Bottiçhio vetëm 10 vjeç. Gjithashtu të plagosur në spital janë dërguar dhe dy fëmijët e tjerë të gruas, me moshë 10 dhe 7 vjeç.

Tragjedia ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje rreth orës e 22:00, përgjatë autostradës që lidh provinën e Lugana-s me Sirmione.

Sipas rindërtimeve të para të ngjarjes 21-vjeçari ka përplasur në mënyrë ballore më forcë makinë ku udhëtonin gruaja dhe fëmijët./tvklan.al

5855465-0007

Artikulli paraprakKonfiskohen afër 10 mijë kilogramë mish në Deçan
Artikulli vijuesRestoranti më i shtrenjtë në botë, 2 mln euro për një vakt