Shtëpia e Bardhë organizon festime për Nevruzin

Në ceremoninë e organizuar nga Barack Obama dhe Michelle Obama merrnin pjesë shumë përfaqësues nga shtetet të cilat festojnë festën e Nevruzit.
 
 
Janë Organizuar festime në Shtëpinë e Bardhë me rastin e festës së Nevruzit, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në ceremoninë e organizuar nga Barack Obama dhe Michelle Obama merrnin pjesë shumë përfaqësues nga shtetet të cilat festojnë festën e Nevruzit.
 
Në festimet në të cilat performuan grupe folklorike kishte edhe një menu të veçantë për këtë rast. 
 
Michelle Obama në fjalën e saj përshëndetëse tha se kjo është një pjesë e traditës së Shtëpisë së Bardhë të kulturës dhe traditës të shumë llojshme.
 
Nga ana tjetër Obama theksoi se është shumë i lumtur që organizon një festë të tillë.
Artikulli paraprak'Kryetari i PDSH-së dhe kryesuesit e BDI-së janë kufoma politike!'
Artikulli vijuesDy policë plagosen me armë zjarri gjatë protestës në Ferguson