Shumica e organizatave përdorin Islamin për të realizuar aktivitetet e tyre të përgjakshme dhe nihiliste, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, transmeton Anadolu Agency (AA).
Earnest në konferencën e rregullt ditore për shtyp iu referua sulmit të armatosur mbrëmjen e së shtunës në klubin e natës në Orlando të Floridas. Në sulm, përfshirë edhe sulmuesin janë vrarë 50 persona.
Duke pasur parasysh se sulmuesi Omar Mateen më parë kishte shfaqur pikëpamjet e tij radikale përmes rrjeteve sociale, i pyetur nëse sulmi mund të karakterizohet si akt i “terrorizmit radikal islamik”, Earnest, tha se FBI-ja është duke punuar në përcaktimin e përfshirjes së organizatave të caktuara terroriste në këtë sulm.
“Shumë organizata përdorin fenë. Realiteti është se shumica e këtyre organizatave përdorin Islamin për të realizuar aktivitetet e tyre të përgjakshme dhe nihiliste. Këtë në disa raste e ka theksuar edhe presidenti Obama”, u shpreh ai.
Sipas Earnest, organizatat po përdorin Islamin si një mbulesë për të paraqitur veten si udhëheqës fetarë të cilët janë duke luftuar kundër SHBA-së.
You Might also Like
Ushqimet për të rritur shanset për ngeljen shtatzënë
Sjellja e një qënieje të re në këtë botë është gjë e madhe dhe një…
By
6 Min Read
Shqipëri, papunësia bie në 14.2 për qind
Papunësia në shkallë vendi arriti në 14,2 përqind në tremujorin e fundit të 2016, niveli…
By
2 Min Read
Spitali i Mitrovicës pa mjekë
Spitali rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” edhe më tutje përballet me mungesë të madhe të mjekëve,…
By
2 Min Read
OBSH: Nga Ebola kanë vdekur mbi 8 mijë vetë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se numri i të vdekurve nga sëmundja Ebola ka…
By
1 Min Read
Nuk po ndalen viktimat e “Dasmave me kallasha”
Edhe pse shkrehja e armëve nëpër ahengje familjare nuk është as traditë fetare, historike e…
By
1 Min Read
Veseli viziton Familjen e Dëshmorit Edmond Hoxha (Foto)
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në prag të 20-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Zahir…
By
2 Min Read
