Tashmë është bërë pothuajse e zakonshme që të raportohet në lidhje me gabimet drejtshkrimore të institucioneve të ndryshme publike në Kosovë.
Karvanit të letrave të shkruara me plot gabime, u bashkohet edhe Policia e Kosovës me këtë thirrje.
Në hyrje të thirrjes është fjala “cilësi” e shkruar “cilsi”, përkatëisht fjalia (origjinal):
“Thirret në cilsin e Dyshuarit personi me emrin______”
Më tutje ka edhe gabime të tjera që të lënë përshtypjen se një thirrje me pak rreshta nuk është shkruar nga i njëjti person sepse në rastin “Thirrjen e pranoi” është shkruar mirë, ndërkaq “Thirrjen e dorëzojë” është shkruar keq.
Në fakt, në të dyja rastet do të duhej të ishte: “Thirrjen e pranon” si dhe “Thirrjen e dorëzon”, sepse ashtu siç jepet “pranimi” dhe “dorëzimi” lë të kuptohet se kjo gjë ka ndodhur në të kaluarën.