Buxheti është një plan që bëhet për menaxhimin më të lehtë të fondeve tuaja.
Ai mund t’ju ndihmojë në këto mënyra:
- sheh se si i shpenzoni paratë dhe sa shpenzoni për një periudhë të caktuar kohore,
- planifikon kursimet që do t’ju duheshin në rast të situatave të paplanifikuara,
- dhe merr vendime të përditshme për paratë tuaja si dhe vendime për të ardhmen,
- duke monitoruar ndryshimet në statusin tuaj financiar
Një buxhet mund t’ua paraqesë një pamje të përgjithshme të statusit tuaj financiar dhe t’ju ndihmojë t’i kontrolloni financat në të ardhmen. Edhe pse secili person ka status të ndryshëm financiar, gjithë buxhetet bazohen në idenë e njëjtë: t’i shlyejnë borxhet, t’i ruajnë paratë për situata të papritura dhe të kenë disa para shtesë për të shpenzuar.
Në mënyrë që të krijoni një buxhet, ju duhet të dini:
sa para do të keni në periudhën e caktuar, – të HYRAT tuaja,
sa para do të harxhoni në periudhën e caktuar, – SHPENZIMET tuaja,
dhe si mund ta bëni një balancë midis shprehisë për të konsumuar dhe situatave të paparashikuara dhe si mund të merrni më të mirën nga paratë tuaja.
Në mënyrë që të përcaktoni të hyrat tuaja, ju duhet të kontrolloni lëvizjet e të hyrave tuaja në raportin mujor të llogarisë bankare.
Pastaj të kontrolloni shpenzimet tuaja mujore. Këto mund të ndahen në tri lloje: shpenzimet fikse, shpenzimet e ndryshueshme dhe të qëllimshme. Në mënyrë që t’ju ndihmojmë t’i merrni vendimet e duhura, na lejoni t’ju shpjegojmë më shumë për atë se çfarë do të thotë secili shpenzim.
Shpenzimet fikse janë të rregullta dhe pak a shumë të pandryshueshme çdo muaj. Ato janë, ndër të tjera, qiraja, fatura e televizionit, internetit, pastrimi, shpenzimet për semestrin në universitet, pagesa mujore për çerdhe, këstet e kredisë, këstet e sigurimit, etj.
Shpenzimet e ndryshueshme janë gjithashtu të rregullta. Por shuma e tyre ndryshon. Ato janë, për shembull, shpenzimet e ushqimit, rrymës, ngrohjes, ujit, apo shpenzimet e telefonit.
Shpenzimet e qëllimshme janë shpenzime që i zgjidhni lirisht dhe për të cilat duhet të keni kontroll të veçantë. Këto përfshijnë argëtimet, veshmbathjet dhe shpenzimet për blerjen e dhuratave.
Kursimi i parave nuk mund të konsiderohet shpenzim, sepse këto janë para që do t’i përdorni në të ardhmen, apo të cilave do t’ju rritet vlera në rast se investoni.
Funksioni themelor i buxhetit është t’ju mundësojë të krahasoni shpenzimet dhe të hyrat. Shpenzimet e planifikuara janë në kolonën e parë, shpenzimet aktuale mujore janë në të dytën. Në fund të muajit ju mund t’i krahasoni shpenzimet e planifikuara dhe aktuale që do t’ju mundësonte të analizonit ecurinë e fondeve tuaja. Kjo është ajo se si një buxhet tregon se ku janë harxhuar shumica e parave tuaja, që do të thotë, ku mund të kurseni para.
Nga ana tjetër, ju gjithashtu do të keni kënaqësinë personale, sepse do të shihni se keni arritur të kurseni para rreth diçkaje. Në rast se vini në konkluzionin se jeni duke harxhuar më shumë seç duhet, atëherë duhet të gjeni një mënyre të ulni shpenzimet tuaja të ndryshueshme dhe të qëllimshme.
Ju do të befasoheni se sa shumë para harxhoni dhe në çfarë aktualisht i shpenzoni paratë tuaja.
Këto shpenzime, të cilat duken si shpenzime të vogla të qëllimshme, mund të rriten në mënyrë dramatike gjatë vitit.
Në mënyrë që efektivisht të menaxhoni paratë tuaja çdo muaj ju duhet të veproni kështu:
caktoni shuma fikse për ju dhe familjen tuaj, bëni listat e blerjes, blini kur ka lirime, krahasoni çmimet, planifikoni më herët blerjet e mëdha, së pari paguani faturat, në rast se fitoni më shumë para një kohë, përpiquni t’i rrisni kursimet,mos i “zbukuroni“ numrat, por llogarisni realisht situatën tuaj aktuale. është me rëndësi të bëni një buxhet të aplikueshëm për një periudhë më të gjatë kohore, përcillni buxhetin tuaj gjatë një muaji dhe përshtatni buxhetin e ndryshimeve në të hyra dhe shpenzime, përfshini anëtarët tuaj të familjes në planifikimin e buxhetit, në mënyrë që ta kuptojnë edhe ata planifikimin e buxhetit dhe përgjegjësinë e tyre personale./PCB
Iniciativa është mbështetur nga Banka Qendrore e Kosovës.