Si ta tejkaloni problemin me ndryshimin e shijes gjatë shtatzënisë?

Shtatzënia shkakton ndryshime gati në secilin sistem të organizmit. Rritja e mbajtjes së ujit, dobëson qarkullimin e gjakut dhe shkakton edema në qeliza.

Në këtë mënyrë, koncentrimi i madh i estrogjenit dhe progjesteronit e kanë rolin kryesorë në këto ndryshime, madje edhe në strukturat siç janë receptorët e shqisës së shijes, të vogla por organe të përbëra të shqisës së shijes. Termi mjekësorë: “dysgeusia”, që nënkupton ndryshimin e shqisës së shijes, paraqet këtë ndryshim në percepcion.

Secili ka diçka që pëlqen në ushqim, megjithatë rritja e ndjenjës së ushqimit të idhët lajmërohet shpesh në periudhën e hershme të shtatzënisë. Uji mineral, ëmbëlsuesit artificial, madje edhe uji ka shije tjetër. Pjesa më e madhe e artikujve ushqimorë, përpunohet me përbërës të cilët as që do të ndjeheshin.

Çrregullimi i shqisës së shijes nuk duhet ngatërruar me dëshirën e madhe ndaj ushqimit e cila lajmërohet gjatë shtatzënisë, zakonisht ndaj gjërave ushqimore siç janë, akulloret, trangujt e konzervuar, dhe nuk duhet ngatërruar as me averzionet ndaj ushqimit siç janë rezistencat e reja ndaj gjërave ushqimore të cilat i keni pëlqyer më parë.

Ndonjëherë shtatzëna mund të ndjejë një shije të çuditshme në gojë, madje edhe kur nuk ha asgjë. Ndeshemi me situata të ndryshme por gjithmonë me të njejtin shkaktarë – rritja e madhe e koncentrimit të hormoneve dhe/apo rritja e nivelit të edemave në organizëm dhe mbatja e ujit.

Hulumtuesit tjerë pohojnë që egziston mbrojtja evolutive në këto ndryshime: të cilat i ndihmojnë shtatzënës në baraspeshim dhe zëvendëson përbërësit e nevojshëm ushqyes në organizëm, siç janë natriumi dhe kalciumi.

Këshillat se si të tejkaloni këto ndryshime në organizëm në mënyrë sa më efikase janë:

– Ndryshoni ushqimin në mënyrë që t`ia përshtatni vetvetes se çfarë ju pëlqen apo jo

– Filloni me ngrënje të krekerëve në mënyrë që ti zvogëloni shijet e rënda

– Përtypni çamçakëzin e preferuar apo bombona minti pa sheqer

– Provoni ushqim me erëza sepse ndjenja e mpirjes që ka ushqimi me erëza ndonjëherë mund të ndihmojë.

Krahas këto këshillave, gruaja e cila do të bëhet nënë, duhet të ketë kujdes në sasinë e ujit të cilin e fut në organizëm. Ushqimi i balansuar dhe ndjekja e udhëzimeve për mbajtjen e peshës adekuate janë vendimtare për mbajtjen e shtatzënisë dhe lindjen e sigurtë./Kumti.com

Artikulli paraprakKujdes! Antibiotikët mund të rrisin rrezikun e kancerit
Artikulli vijuesA po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të reja parlamentare