Si të aplikojmë në lotarinë amerikane?

Nëse keni vendosur të aplikoni për lotarinë amerikane 2018, do tu duhet të lexoni me kujdes hapat që kërkohen, ndërkohë që aplikimi është pa pagesë.

Kushtet e aplikimit

Ju duhet të jeni i lindur në një nga Vendet kualifikuese.

Për lotarinë e vitit 2018, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar, sepse këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në

Pesë vitet e shkuara:

Bangladesh, Brazil, Kanada, Kinë (të lindurit në kontinent), Kolumbi, Republika Domenikane, Ekuador, San Salvador, Haiti, India, Xhamaika, Meksikë, Nigeri, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnam.

– Personat e lindur në Hong Kong SAR, Makau SAR dhe Taivan janë të ligjshëm.

Ndryshimet e këtij viti për pranueshmërinë: Per DV-2018, të lindurit në Nigeri nuk janë më të ligjshëm.

I lindur në një nga Vendet kualifikuese: Në shumicën e rasteve kjo kupton Vendin (shtetin) në të cilin aplikanti ka lindur.

Gjithësesi, ka edhe dy mënyra të tjera, me të cilat një person mund të kualifikohet.

E para, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm për të aplikuar por bashkëshorti(ja) e tij/i saj ka lindur në një Vend ku Vendasit janë të zgjedhshëm për të aplikuar, ky person mund të pretendojë Vendin e lindjes së bashkëshortit (es) dhe në këtë mënyrë të dyve do ti lëshohet viza që ata të hyjnë në Sh.B.A. njëkohësisht.

E dyta, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm, por as njëri as tjetri nga prindërit e tij/saj kanë lindur ose banuar atje në kohën kur personi ka lindur, një person i tillë mund të pretendojë Vendlindjen në një nga Vendlindjet e prinderve të tij/saj, në qoftë se ky Vend është i kualifikueshëm për programin e DV-2018.

Për t’u regjistruar në llotari, ju duhet të plotësoni kërkesat e edukimit OSE të eksperiencës së punës të programit të llotarisë. Edukim ose punë e kualifikueshme: Ju duhet të keni një edukim të mesëm ose të barabartë, të përcaktuar si 12-vjet edukim fillor dhe të mesëm të përfunduar plotësisht (pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12-vjet shkollë të plotë); OSE të keni 2-vjet eksperiencë pune brënda 5-viteve të shkuara në një punësim që kërkon të paktën 2-vjet trajnim ose eksperiencë për të ushtruar.

Për të përcaktuar eksperiencën e kualifikueshme të punës do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni përgjigjen e pyetjes 13 të këtij dokumenti. Në qoftë se ju nuk mund të keni këto kërkesa, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Llotarisë.

INFORMACIONI I KËRKUAR PËR REGJISTRIMIN ELEKTRONIK

EMRI I PLOTË – Mbiemri, Emri, Emri i Mesit (Jo i Babait);DATA E LINDJES – Data, Muaji, Viti;GJINIA – Mashkull ose Femër;QYTETI I LINDJES;SHTETI I LINDJES;SHTETI I PRANUESHËM OSE I KUALIFIKUESHËM PËR PROGRAMIN E LLOTARISË DV-2018
Vendi juaj i pranueshëm normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Kjo nuk ka lidhje me shtetin ku ju banoni;

FOTOGRAFIA E REGJISTRIMIT – Sigurohuni që të përfshni fotografinë tuaj, të bashkëshortit(es) dhe secilit prej fëmijëve;ADRESA E POSTËS – (Në emër të…, Adresa: Rruga, Lagjja, Numri i Pallatit ose Shtëpisë, ose
Fshati/Komuna, Qyteti, Rrethi, Kodi Postar, Shteti;)

NUMRI I TELEFONIT – Jo e Detyrueshme;ADRESA E POSTËS ELEKTRONIKE (EMAIL) – Shkruani një adresë të postës elektronike (e-mail) në të cilën ju keni akses të plotë dhe direkt. Ju NUK do të merrni një mesazh zyrtar përzgjedhjeje në këtë adresë.
Gjithsesi, nëse aplikimi/hyrja juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të t? Regjistruarit, ju do të merrni e-maile të tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit “Qendra Konsullore në Kentucky (QKK)”, duke ju njoftuar që informacioni me detaje i intervistës për vizën emigruese ?sht? vendosur në Kontrollin e Statusit të Regjistrimit. Departamenti i Shtetit kurrë nuk do t’ju dërgoj? një e-mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhur për programin e DV-s?.

CILI ËSHTË NIVELI MË I LARTË I EDUKIMIT QË KENI ARRITUR, DERI NË KËTË DITË? – Ju duhet të tregoni NJË nga nivelet e edukimit ju përket: (1) Vetëm Shkollë Fillore, (2) Shkollë të Mesme, i/e pa diplomuar, (3) Shkollë të Mesme, i/e diplomuar (4) Shkollë Profesionale, (5) Disa Kurse Universitare, (6) Universitet, i/e diplomuar, (7) Disa Kurse me nivel Pas-Universitar, (8) Master, i/e diplomuar, (9) Disa Kurse me nivel Doktorature, (10) Doktoraturë, i/e diplomuar;STATUSI MARTESOR – I pa-martuar, I martuar, I ndarë, I/E ve, Ligjërisht i/e ndarë;NUMRI I FËMIJËVE – Regjistrimet DUHET të përfshijnë emrin, datën dhe vendin e lindjes të bashkëshortit(es) tuaj dhe të gjithë fëmijëve-natyral, si dhe të gjithë fëmijëve ligjërisht të adoptuar ose të bashkëshortit(es), që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç (përveç fëmijëve që kanë shtetësi amerikane, ose që kanë rezidencë ligjore të përhershme), edhe në qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindërin e fëmijës, edhe në qoftë se bashkëshortja apo fëmija nuk banojnë me ju apo nuk do të emigrojnë me ju duhen përfshirë.
Vine re se fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk mund të përfshihen sepse nuk kualifikohen për programin e llotarisë amerikane DV-2016. Në qoftë se nuk i përfshini të gjithë fëmijët, që janë të pranueshëm, do të rezultojë në s’kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë;

INFORMACIONI MBI BASHKËSHORTIN(EN) – Emri, Data e Linjdes, Gjinia, Qyteti i Linjdes,Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia; Në qoftë se nuk përfshini bashkëshortin(en), do të rezultojë në s’kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë;INFORMACIONI MBI FËMIJËT – Emri, Data e Lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi/Shteti i Lindjes,
Fotografia: Përfshi të gjithë fëmijët e deklaruar në pikën 14 sipër./Kumti.com

 

Artikulli paraprakSkenarët e Qeverisë për blerjen e rrymës
Artikulli vijuesQysh me apliku për pasaporte të humbur ose të dëmtuar?