Si të bëjmë një të porsalindur të flejë gjithë natën?

0
264
Kur fëmija vjen në shtëpi, ata që bëhen prindër për herë të parë kalojnë situata për të cilat duhet të mësohen e që shpesh janë të vështira për t’u menaxhuar. Nga ana tjetër, fëmija ka nevojë për dashuri, ushqim dhe përkujdesje jo vetëm ditën, por edhe natën. Edhe pse i vogël, fëmija mund të edukohet që të flejë gjatë natës. Në të kundërt, prindërit do të ndienin lodhje fizike e psikike, veçanërisht nëse të nesërmen do t’u duhej të shkonin në punë.
 
Specialistët thonë se si fillim, prindërit duhet të krijojnë një ambient favorizues për gjumin e fëmijës. I tillë që të mos e shpërqendrojë fëmijën, si dhe një shtrat të butë e të rehatshëm.
 
 Fëmijën vendoseni në pozicion anash dhe temperaturën e dhomës përpiquni ta mbani konstante, as të ulët e as të lartë. Rëndësi ka që përpara gjumit, fëmija të ushqehet mirë dhe të jetë i ngopur. Edhe nëse gjatë natës ai zgjohet, sepse ka uri, ushqejeni pa i folur dhe pa e ndezur dritën e dhomës. Këshillohet që fëmijës t’i bëni banjë dhe t’i ndërroni pelenat para se ta vini për të fjetur.