Si të shkarkoni lehtë video nga YouTube

Menyra e pare e shkarkimit mund te behet duke vizituar faqen http://keepvid.com/ dhe vetem kopjoni linkun e videove te youtube dhe e bartni ne kete faqe pastaj faqja ju jep mundesine e shkarkimit te videos se perzgjedhur ne formate dhe madhesi te ndryshme.

Forma e dyte:

Shkarkimi i video materialeve nga YouTube është një gjë shumë e thjeshtë falë shtojcës së Firefox e cila do t’ua ofrojë të njëjtin material në disa video formate të ndryshme.

Në kohën e sotme kur internetit mund t’i qaseni pothuajse nga secili vend, ideja për shkarkimin e videove nga YouTube mund t’u tingëllojë si një gjë e panevojshme, por ka situata kur ndonjë material i caktuar mund t’u nevojitet edhe kur nuk jeni online.

Kini parasysh faktin se secili përdorues i YouTube mund të fshij materialet e veta e videoja që keni menduar ta ruani në kompjuterin tuaj për të ardhmen nuk do të jetë më aty. Ndoshta dëshironi që videon ta shikoni në ekran të madh të televizorit i cili nuk është i lidhur me internet apo dëshironi ta ruani në celularin apo playerin tuaj multimedial për t’ua treguar tjerëve. Cili do qoftë motivi juaj, ne ua rekomandojmë 1 Click YouTube Video Download, një shtojcë për shfletuesin e internetit Firefox i cili derisa po shkruajmë këtë tekst ka arritur deri tek versioni i tij 1.4.

Pas instalimit të kësaj shtojce nën pjesën e djathtë të poshtme të secilit video materiali në YouTube do t’u paraqitet lidhja për shkarkim. Lidhjet do të emërohen sipas formatit të videos. I pari është FLV, bëhet fjalë për formatin Flash video format, i cili do të kërkojë video player përkatës për riprodhim. Videoja në këtë format është e prerë në përmasat 4:3 dhe i koduar para së gjithash për të mos zënë vend shumë. I dyti i ofruari, dhe i rekomanduari prej anës tonë, është formati MP4 i cili do të ofrojë video në rezolucionin 480 x 360 piksela, gjersa i treti është formati 3GP i cili do të njeh shumicën e telefonave celularë dhe është video material i përshtatur për ta me rezolucion 320 x 240 piksela.

 

Nëse videoja është publikuar në YouTube me rezolucion tyë lartë pas formatit 3GP, ajo do t’u ofrohet për shkarkim në rezolucionet HD e FullHD. Të dy lidhjet ofrojnë video në formatin MP4 me ç’rast i pari është në rezolucionin 1.280 x 720, gjersa i dyti në atë 1.920 x 1.080 piksela. E theksojmë se lidhjet HD e FullHD për shkarkim nuk do të shfaqen nëse videoja origjinale gjatë ngarkimit në shërbimin YouTube ka pasur rezolucion më të ulët sesa këto që përmendëm më sipër.

Video dosjet në formatin MP4 do t’i riprodhojë pa problem Windows Media Player në versionet e tij më të reja. Përderisa shfrytëzuesit e sistemit operativ Windows Vista e Windows 7 nuk kanë nevojë të intervenojnë asnjë gjë më tepër për të lëshuar këto video materiale në kompjuterët e tyre. Nëse dëshironi të shikoni video 3GP, do të jetë e domosdoshme të shkarkoni softuerin Quick Time të Apple për të parë atë video.

Për ta shkarkuar shtojcën e shfletuesit Firefox për të cilën folëm deri më tani, vizitoni këtë lidhje të internetit

Artikulli paraprakBashkëpunimi THY-Lufthansa dhe aeroporti i parë mbi ujë në Turqi
Artikulli vijuesKilet e tepërta bëjnë (edhe) mirë!