Të mbrosh smartfonin me një fjalëkalim është një metodë e mirë për të mos lejuar personat e paautorizuar të aksesojnë të dhënat tuaja.
Por, ndonjëherë mund t’ju prishë punë. Për shembull, imagjinoni nëse ju humbet telefoni dhe atë e gjen dikush tjetër, i cili mund të ketë qëllime të mira dhe do t’jua kthejë. Nëse ka fjalëkalim, nuk do të ketë mundësi të bëjë punën e “hetuesit”.
Fatmirësisht, Android 4.0 ka një zgjidhje që konsiston në shfaqjen e informacioneve që lidhen vetëm me kontaktet. Ja se si ta aktivizoni:
1. Nga telefoni juaj Android, shkoni tek Settings, dhe më pas kërkoni për Lock Screen. (Në Samsung Galaxy S3 mund ta gjeni tek Personal section; në telefonat e tjerë mund të ndodhet tek Security ose diçka e ngjashme.)
2. Klikoni Lock Screen, Owner Information.
3. Në fushën e shfaqur, vendosni çfarëdo lloj mesazhi që mendoni se mund ta ndihmojnë personin që e gjen celularin tuaj për t’jua kthyer atë – mund të vendosni adresën e e-mailit, numrin e zyrës apo të dhëna të tjera. Mund të vendosni gjithashtu edhe një numër Google Voice si një numër “emergency recovery“, në rastet kur nuk doni të jepni numrat tuaja personale në “lock screen”.
4. Sigurohuni që Show owner info on lock screen është e zgjedhur, më pas klikoni OK.
Kjo është gjitha. Nëse ju humbet telefoni dhe dikush tjetër e gjen, ai nuk do të ketë mundësi të shohë të dhënat tuaja personale, por mund të gjejnë vetëm të dhëna se si mund t’ju kontaktojnë për t’jua kthyer telefonin.
Sigurisht, përveç kësaj, ka edhe mënyra të tjera ndoshta më efikase për të gjurmuar telefonin nëse ju humbet.
Një zgjedhje e mirë është aplikacioni Where’s My Droid, por ka edhe shumë të tjera