Si ti largojmë rrathët e zinjë rreth syve

Rrathët e zinj rreth syve rezultojnë si pasojë e mungesës së ujit dhe disa faktorëve të tjerë

Rrathët e zinj poshtë syve e bëjnë fytyrën të duket e lodhur dhe jo tërheqëse./Kumti.com

Faktorët të cilët qojnë në shfaqjen e këtyrë rrathëve të zinj janë të shumtë. Në raste të caktuara është një problem i trashëguar, por në raste tjera edhe sëmundjet si astma apo anemia luajnë rolë në shfaqjen e tyre. Ndikim negative ka edhe përdorimi i ilaçeve, orët e pakëta të gjumit, mungesa e vitaminës K, përdorimi i tepërt i kripës. Faktorë tjerë mund të jenë edhe ekspozimi në diell ose mos funksionimi i duhur i mëlçisë.

Më poshtë po ju sjellim disa mënyra të shëndetshme me anë të të cilave mund të zbehni ngjyrën e zezë të këtyrë rrathëve.

Hidratohuni

Konsumi i ujit duhet të jetë një nga veprimet e para parandaluese. Të konsumohen së paku 10 gota ujë në ditë që të mos shfaqen rrathët e zinj poshtë syve. Toksinat kontribojnë në shfaqjen e rrathëve të zinjë, ndërsa uji i largon ato nga trupi.

Kastraveci

Shpesh i keni parë në televizion tretmanet me kastravec. Preni ato në riska dhe i leni të ftohen në frigorifer për 10 deri në 15 min. Pastaj i vendosni mbi sy dhe i lini për disa minuta. Menjëherë do vreni se sytë janë relaksuar.

Patatja

Preni dy riska dhe vendosni mbi zonën e errët poshtë syve. Pas 15 minutave, i largoni dhe e shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.

Gjumi i mirë

Një nga faktorët kryesor është edhe nevoja për pushim. Për të mos u zgjuar me sy të fryrë dhe të errët, ekspertët rekomandojnë minimalisht 6-8 orë gjumë çdo natë.

Vitamina K

Mungesa e kësaj vitamine e shkakton shfaqjen e rrathëve të zinjë. Andaj mundohuni të konsumoni produkte të cilat përmbajnë këtë vitamin. Produktet si Brokoli, Spinaqi, Peshku, Lakra, etj./Kumti.com

Artikulli paraprakSi të frymëzoheni për krijimin e ideve për biznes
Artikulli vijuesSi ndikon ndryshimi i stinëve dhe moti i ftohtë në tensionin e gjakut?