Silva: Milani na ka mësuar si mposhtet Barca

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Thiago Silva, mendon se Milani u ka treguar të gjithëve se duhet mposhtur Barcelona.

Rossonerët realizuan fitore befasuese ndaj Blaugranëve në ndeshjen e parë të 1/8 së finales (2-0), mirëpo ata u demoluan në takimin kthyes në Camp Nou (4-0).

Silva, i cili ka bartur fanellën kuqezi, thotë se mënyra si fitoi Milani është dëshmi se Barca nuk është e pamposhtshme.

“Të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjë Barcelona. Ka qenë një skuadër e shkëlqyer në vitet e fundit. Mirëpo, në futboll nuk ekzistojnë gjëra të tilla si ekip i pamposhtshëm”.

“Ata u desh të angazhoheshin shumë për ta eliminuar Milanin dhe mendoj se ata (Rossonerët) u kanë treguar ekipeve tjera se është e mundur ta lëndosh Barcelonën”, ka thënë braziliani për Goal.com. /kohaislame

Artikulli paraprakHaradinajt i merret titulli Qytetar Nderi i Tetovës
Artikulli vijuesPo vazhdon raundi i tetë i dialogut Kosovë – Serbi