Sindikata e RTK protestoi, shpresat në rekomandimet e Kuvendit

Rreth 60 punëtorë të RTK-së kanë protestuar sot para Kuvendit Të Kosovës. Kërkesa e tyre e vetme është kthimi në punë i dy kryesindikalistëve – Fadil Hoxha e Arsimi Halili, të cilët janë larguar me një vendim të drejtorit Mentor Shala.
 
Sindikalistët kanë thënë se nëse kërkesa e tyre nuk realizohet do të vazhdojnë në forma të tjera. 
Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK) para se Kuvendi të votonte për rekomandimet e propozuar javën e shkuar rreth RTK-së, u bëri thirrje deputetëve që t’i mbështesin ato, dhe që Bordi i RTK-së të merret me punën e shkarkimeve të dy sindikalistëve.
 
Ndërsa deputetë nga pozita dhe opozita kanë dalë përpara protestuesve dhe u kanë premtuar mbështetje. Deputetja e LDK-së, Alma Lama ka thënë se i përkrahë kërkesat e sindikatës.
“Unë jam me ju dhe kërkesat e tuaja janë të drejta”, ka thënë deputetja e LDK-së.
 
Para sindikalistëve kanë dalë edhe deputeti i AAK-së Pal Lekaj, deputetja e lëvizjes Vetëvendosja, Shqipe Pantina, deputetja e NISMES për Kosovën, Valdete Bajrami të cilët u premtuat sindikatës mbështetje në kërkesat e tyre./Koha
Ndërkohë, deputetët kanë miratuar Rekomandimet për RTK-në.
Artikulli paraprakFFK-ja kërkon respektimin mes shumë injorimesh
Artikulli vijuesIzraeli teston sistemin e ri antiraketor, ministri: Mbrojtje nga Hezbollahu