HALEP (AA) – Një helikopter i regjimit sirian kreu sulm me bomba fuçi ndaj vendbanimit Meshhed në Halep duke lënë të vdekur të paktën 20 persona dhe 25 të tjerë të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i Mbrojtjes civile në Halep, Ibrahim Ebu Lejs, për gazetarin e AA-së deklaroi se një helikopter i regjimit të Asadit sulmoi me bomba fuçi vendbanimin Meshhed në Halep, vendbanim ky që gjendet nën kontrollin e forcave opozitare.