Siri: Ushtarët e Asadit sulmojnë një xhami gjatë kohës së xhumasë, viktima në njerëz

Në sulmin me “bomba vakum” të ndërmarrë nga avionët e ushtrisë siriane ndaj një xhamie në fshatin Muntif të rajonit Idlib humbin jetën 15 persona, raporton (AA).
 
Në një deklaratë nga Këshilli i Përgjithshëm Revolucionar i Sirisë (SRGC) theksohet se sulmi është ndërmarrë gjatë kohës së faljes së xhumasë dhe se në sulm kanë humbur jetën 15 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
 
Firas Taki, një nga aktivistët në rajon duke konfirmuar sulmin tha se në fshat janë dërguar një numër i madh i ambulancave dhe të mjeteve të zjarrfikëseve./AA/kohaislame
Artikulli paraprakOEK-u zhytet në borxhe deri në fyt
Artikulli vijuesRama: Në Tiranë do të ndërtohet parku i besimit