Zvarritja e projektit për blerjen e 51 autobusëve në Komunën e Prishtinës po vazhdon edhe pas zhbllokimit në Kuvendin Komunal, pasi ministri i Financave, Avdulla Hoti, ende nuk e ka nënshkruar garancionin.
Zyrtarë nga Ministria e Financave thonë se vendimi i aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës do të hyjë në fuqi 15 ditë nga data e aprovimit, dhe pas kësaj MF-ja do të procedojë në Qeveri propozim-vendimin, me pas do t’i rekomandohet presidentit të Kosovës, ku pas aprovimit ministri do ta nënshkruajë garancionin.
Por, këto procedura po i konsiderojnë si të qëllimshme zyrtarë të Komunës së Prishtinës.
Akuza për ministrin
Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sjediu, i ka thënë gazetës se këto procedura të thirrura nga Ministria e Financave janë kompetencë e tyre dhe mund të kryhen brenda një dite, por që siç thotë ai po mungon vullneti politik për ta realizuar projektin në fjalë.
Sejdiu akuzon ministrin se edhe pas aprovimit në Kuvendin Komunal, ai po e zvarrit projektin qëllimisht