Më poshtë vijojnë disa hapa që duhen ndjekur për të krijuar shoqëri të reja dhe përmirësuar imazhin në shoqëri.
Të krijosh shoqëri dhe të njohësh njerëz të rinj është bërë e lodhshme? Përmirëso imazhin tënd duke nisur nga marrëdhëniet njerëzore. Ja hapat për të ndjekur me njerëzit që të rrethojnë.
Gjatë kohës së shkollës, nga fillorja deri në universitet, krijimi i shoqërisë ka qenë shumë e lehtë. Por, ndodh që haseni me shumë njerëz nga të cilët ndryshoni në argumente, megjithatë kurioziteti është çelësi i një impakti të ri pozitiv.
Buzëqeshja – Të buzëqeshësh lehtë krijon një impakt mjaft pozitiv tek njerëzit dhe ndihmon në krijimin e marrëdhënieve pasi për shumë njerëz buzëqeshja që vjen nga zemra zhduk distancat.
Përballu me frikët e tua – Sikleti, ndjeshmëria i ndodh të gjithëve ! Kujto se disa nga aktorët dhe personazhet më të suksesshëm dikur kanë qenë fëmijët dhe të rinjtë më të turpshëm.
Bëj pyetje – Interesohu për të tjerët në mënyrë të sinqertë. Çfarë njerëzish ke përballë? Në punë dhe në jetën tënde të informohesh dhe të bësh pyetje të mundëson të krijosh marrëdhënie.
Zgjidh – Të flasësh me të gjithë dhe të krijosh miqësi me këdo ul vlerat e tua. Mëso të zgjedhësh personat nga të cilët mund të marrësh vlera prej tyre.
Pozitivist – Personat pozitivë i japin entuziazëm jetës suaj duke kaluar kohët e vështira apo momentet stresuese. Me persona të tille ndjehesh i mirëpritur dhe të kuptojnë.
Mjaft gjykove veten – Boll vazhdon të gjykosh jetën tënde apo zgjedhjet e tua pasi të bllokojnë dhe të krijon emocione negative. Jeto ekzistencën tënde në mënyrë të rregullt dhe kërko persona që të japin emocione.
Takim strategjik – Parku, biblioteka ose supermarketi janë vendet ku është më e lehtë të njohësh persona të rinj. Shiko përreth dhe fillo të vlerësosh personat që ke përreth
Kujdesu për miqësinë – Dashuria dhe miqësia duan kujdes, entuziazëm, durim, prezencë. Në vend që të lejosh hapësirë për distancë, kujdesu për raportet miqësore. Telefono miq të largët apo të fëmijërisë, ose shkruaji.
Teknologjia inteligjente – Rrjetet sociale na ndihmojnë të qëndrojmë në kontakt me njëri-tjetrin. Përveçse ndërtojnë një vend virtual ku njeh njerëz të rinj, është shembull për një “hobi” të përbashkët. E rëndësishme është krijimi i një profili social inteligjent dhe të njohësh parimet e sigurisë ne web.
Interesa të përbashkëta – Mundësitë për t’u takuar sot janë të shumta. Shumica e miqësive lindin rastësisht. Çështja është të mësosh ta mbash gjallë miqësinë.