Sonte Real Madrid-Juventus

Pas kualifikimit te Barcelonës në finale, sonte do të mësohet edhe skuadra dytë që e siguron finale e madhe e cila zhvillohet në Berlin.
 
Real Madridi e pret skuadrën e Juventusit në “Santiago Bernabeu”, ku të dyja skuadrat synojnë kualifikimin. Ndeshja e parë përfundoi 2-1 në të mirë të italianëve në Torino, por tash kampionët e Evropës, Real Madrid luajnë para shikuesve të vet dhe i kanë të gatshëm edhe Balen dhe Benzeman.
 
Në anën tjetër edhe Juventusit i rikthehet mesfushori i spikatur Paul Pogba, i cili për shkak të lëndimit mungoi në ndeshjen e parë. Ndeshja zhvillohet nga ora 20: 45.
Artikulli paraprak“Diplomacia e patates”, Lavrov i jep Kerryt dhuratën akullshkrirës
Artikulli vijuesKy është Ford Mustang 2016