Sot përcillen drejt banesës së fundit protestuesit të cilët humbën jetën gjatë demonstratave kundër grushtshtetit. Ndër ta është edhe 45 vjeçari, Prof. Dr. Ilhan Yarank, vëllai i kryekëshilltarit të Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan. Për profesorin Varank është zhvilluar një ceremoni në Universitetin Teknik Yıldız, (Yıldız Teknik Üniversitesi), raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë mortore të organizuar në kampusin e këtij universiteti në Stamboll, trupi i pajetë i të ndjerit është sjellë në skenën e Pallatit të Kongreseve të këtij universitetit, i mbështjellë me flamurin turk.
Në ceremoninë e cila ka nisur me këndimin nga pjesët e Kur’an-it ka mbajtur një fjalim edhe rektori i këtij universiteti Prof. Dr. Ismail Yüksek, i cili ka theksuar se janë të shokuar për humbjen e kolegut të tyre në këtë mënyrë.
“Është e vështirë të kuptojmë një vrasje të tillë të pakuptimtë ku një kërkues shkencor vritet pasi mbetet mes policisë dhe ushtrisë për të gjetur një zgjidhje për atë tentativë për puç. E dënoj ashpër këtë strukturë të pështirë që u bë shkak për degjenerimin e situatës në këtë mënyrë. Ka ardhur koha që këto njerëz të çoroditur që shkojnë deri aty ku të gjuajnë mbi popullin e tyre, të cilët nuk dinë se nga e kanë drejtimin të marrin dënimin e merituar. I bëj thirrje dhe simpatizantëve të kësaj strukture të mbledhin mendjen dhe të kenë kujdes për hapat që hedhin si dhe të dënojnë këtë papërgjegjësi të turpshme”, ka shtuar rektori Yüksel.
Pas ceremonisë në Universitet, turpi i pajetë i Ilhan Varnak është dërguar drejt xhamisë Fatih ku do të kryet dhe ceremonia e faljes së namazit të xhenazes.
– Kush është Prof. Dr. Ilhan Varank
Pasi u diplomua në Fakultetin e Shkencave të Arsimit në Universitetin Necatibey, Varank shkoi drejt SHBA-së ku studioi me bursë të Ministrisë së Arsimit të Turqisë në fushën e teknologjive kompjuterike në Universitetin Ohio State.
Pas kthimit nga SHBA-ja ai filloi të punojë si pedagog në Universitetin Afyon Kocatepe. Prof. Dr. Ilhan Varank drejtonte katedrën e Teknologjisë së Mësimdhënies dhe Kompjuterike pranë Universitetin İstanbul Yıldız Teknik.
Prof. Dr. Ilhan Varank humbi jetën gjatë protestave përpara Kryebashkisë së Stambollit duke kundërshtuar hyrjen e forcave ushtarake në ambientet e bashkisë. Varank ka lindur në vitin 1971. Ai ishte i martuar dhe ishte babai i dy fëmijëve.