Sot do të bëhet varrimi i Dehar Deharit, nipit të Fatmir Deharit

Dje në orët e hershme të mëngjesit ka humbur jetën Dehar Dehari, nip (djal i vëllaut) të kryetarit të komunës së Kërcovës, Fatmir Dehari.

“Ai ka humbur jetën në një aksident automobilistik”. Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Fejsbuk, vet kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

“Të dashur miq, me dhembje të thellë në zemër, Ju njoftoj se në mëngjesin e ditës së sotme 24.1.2016 ( e diel ), në një aksident të rëndë trafiku humbi jetën nipi im i shtrenjtë Dehar Dehari. Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër ( 25.1.2016 – e hënë ), në orën 13:00, në varrezat e fsh.Sërbicë.
Zoti të shpërbleftë me parajsë nipi i xhaxhit. Prehu i qetë”, shkroi dje Dehari.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot  në orën 13:00, në varrezat e fsh.Sërbicë.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal shfrytëzon nga rasti që familjes Dehari t’i shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të tyre, Dehar Dehari.

 

Artikulli paraprakKemi hyrë në shoqëri pornografike
Artikulli vijuesBild am Sonntag: Refugjatët, KE do dërgojë Frontex në Maqedoni