Silke Raats, nga Atwerpeni (Belgjikë), kishte planifikuar që për tridhjetë ditë të jetoj si muslimane.
Megjithatë, Silke, e cili studion teknologjinë laboratorike të farmacisë në Kolegjin ‘Karel de Grote’ në Hoboken është detyruar të ndërpres eksperimentin vetëm pas dhjetë ditëve.
Ajo, për ‘VRT News’, tha se është tronditur nga reagimet e njerëzve. “Ata thjesht kalonin pranë meje, pa më përshëndetur”.
Silke është 21 vjeçare, flamane e cila vjen nga një familje katolike. Kohë më parë vendosi që të kryej një eksperiment social. Asaj i është dashur që për një muaj të shtihet kinse është konvertuar në Islam dhe të jetoj në përputhje me Islamin.
Silke ecte rrugëve të Antwerpenit e veshur me hixhab, formën e jetës e kishte përshtatur sipas kërkesave islame. Pasi nuk pi alkool dhe është vegjetariane, forma e të ushqyerit nuk i kishte sjell shumë probleme. Silke kishte mësuar se si ta falë namazin dhe filloi ta mbaj hixhabin, kjo ishte e mjaftueshme që t’i bindë ata përreth se ajo është konvertuar në Islam. Por, reagimet e kolegëve dhe të afërmve të saj ishin tronditëse.
“Të gjithë më injoronin. Ata mendonin se unë do të shkoj në Siri. Shumë njerëz kanë qëndrim ‘ne dhe ata’. Këtë verë kam ndihmuar refugjatët në parkun Maximilian. Shumë njerëz kishin reagime të çuditshme për punën time. Ata më thoshin të jam e kujdesshme sepse ata janë xhihadistë. Sipas tyre, të mbash hixhabin është njëjtë sikurse të shkosh në Siri. “
Me eksperimentin e saj social, Silke Raats kishte vendosur që t’i tregoj botës se veshja e hixhabit dhe ekstremizmin islamik nuk janë e njëjta gjë. Atë e ndihmoi një mikeshë nga Universiteti Ghent, e cila aktualisht është e përfshirë në hulumtimet mbi reagimet ndaj sjelljeve që devijojnë nga norma.
Familja dhe miqtë e saj nuk e kanë ditur se ky ishte një eksperiment.
Sapo e kishte ndryshuar foton e profilit në Facebook, miqtë e saj e kishin vërshuar me pyetje.
“Ata më pyetnin se a jam konvertuar në Islam, a është i dashuri im musliman dhe a jam e vetëdijshme se kurrë nuk do të gjej punë.”
Nuk munguan edhe komentet negative: “Ajo është e çmendur”, ose “në te kanë ndikuar refugjatët dhe miqtë e saj muslimanë” …
Silke thotë se miqtë e saj filluan ta injorojnë, madje edhe ata që e kishin njohur për vite dhe me të cilët ajo shkonte në pushime.
Përpjekjet e saj që t’ju shpjegoj njerëzve se ajo ka mbetur e njëjta Silke, ishin të pasuksesshme. Për fat të keq, komentet pozitive nga familja dhe miqtë e saj ishin të paktë.
“Kam planifikuar të bëjë një film në lidhje me përvojat e mia, por pasi reagimet gjatë ditëve të para ishin aq negative, pas dhjetë ditësh vendosa ta ndaloj eksperimentin”, tha njëzet e një vjeçarja për “Gazet van Antwerpen”.