Studimi i PEW: Islami vazhdon të jetë feja me rritjen më të shpejtë në botë

Islami, feja me rritjen më të shpejtë në botë, do të kapërcejë nga  1,600.000.000 në 2.760.000.000 në vitin 2050, sipas studimit të Pew.
 
Studimi i përmbledhur të dhënat nga 234 vende dhe territore; parashikon fatin e pesë feve të mëdha – Budizmit, Krishterimit, Hinduizmit, Judaizmit dhe Islamit – si dhe besëtytnitë popullore dhe  ateistët.
 
Po, pavarësisht nga parashikimet se feja do të shkojë në rrugën e dinosaurëve, madhësia e pothuajse çdo besimi të madh, do të rritet në 40 vitet e ardhshme, sipas një studimi të publikuar të enjten nga Pew Research Center.
 
Fituesit më të mëdhenj, Pew i parashikon, do të jenë Islami dhe Krishterimi. 
 
Islami, besimi me rritjen më të shpejtë në botë, do të kapërcejë nga 1.6 miliardë (në 2010) për në 2.760.000.000 në vitin 2050, sipas studimit Pew. Në atë kohë, muslimanët do të përbëjnë rreth një të tretën e popullsisë së përgjithshme të projektuara në botë me rreth 9 miliardë njerëz.
 
Krishterimi pritet të rritet, gjithashtu, por jo në normë shpërthyese të Islamit. 
 
Me qendër në  Uashington, Pew është jopartiake që rregullisht prodhon sondazhe të thella të këtij lloji, pa marrë pozicione të politikave publike. Gjashtë vjet ka hulumtuar, studimi i tij ka përmbledhur të dhëna nga 234 vende dhe territore për të paravlerësuar pritjet statistike të rritjes së pesë feve të mëdha Islami, Budizmi, Krishterimi, Hinduizmi, Judaizmi si edhe besëtytnitë  popullore, përfshirë ateistët.  
 
Studimi, për të cilin Pew thotë se është i pari i këtij lloji, i bazon parashikimet e veta nga mosha e popullsisë, lindshmërisë dhe vdekshmërisë, si dhe të migracionit dhe konvertimet. Ta themi thjesht, muslimanët kanë familje të mëdha, me më shumë anëtarë, largimet nga Islami nuk ndodhin dhe besimtarët e kësaj feje janë më të rinj se sa besimtarët e besimeve të tjera. Më shumë se 1 në 3 muslimanë është më i ri se 15 vjeç. Por trendet fetare kurrë nuk kanë qenë njësi matëse në shkallë të gjerë të studimit, thotë Pew.
 
Së pari, projeksionet e popullsisë janë të bazuara në të dhënat aktuale dhe supozimet rreth prirjeve demografike. Për shembull, gratë muslimane kanë një mesatare prej tre fëmijëve, më e lartë e çdo grup fetar. Në të ardhmen, në qoftë se normat e arsimimit dhe punësimit rriten, atëherë ato numra do të mund të ndryshojë.
 
Së dyti, askush në Pew nuk ka një top magjik të kristaltë, kështu që ngjarjet si luftërat, kataklizmat, sëmundjet, fatkeqësitë natyrore mund t’i ndryshojnë numra, shifrat.
 
Por është e qartë nga raporti 245 faqesh që Pew dhe ekspertët demografikë  janë konsultuar, kështu që studimi është me vlerë dhe duhet marrë seriozisht. Me këtë mendim, këtu në vazhdim janë disa nga zbulimet kryesore të studimit në lidhje me atë se si do të duket bota, të paktën nga aspekti i besimit në vitin 2050.
 
– Ateistët, agnostikët dhe njerëz fetarisht të papërcaktuar do të rritetn në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (nga 16% në 26%), por do të jenë në rënie si përqindje e popullsisë së përgjithshme në mbarë botën. 
 
 – Gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, të krishterët do të bien nga 75% në 66% të popullsisë. Muslimanët do të tejkalojnë hebrenjtë si feja më e madhe jo-kristiane në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.
 
 – Afrika nën-Sahariane do të jetë shtëpia për 40% të popullsisë së krishterë dhe Nigeria do të ketë më shumë të krishterë se çdo vend tjetër me përjashtim të Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.
 
– India do të ketë popullsinë më të madhe muslimane në botë, duke kaluar Indonezinë, por  besimi Hindus do të përbajë shumicën.
 
– Më shumë se 10% e evropianëve pritet të jenë musliman, ndërsa numri i krishterëve në Evropë do të zvogëlohet për 100 milion.
 
– Hinduizmi me (1.4 miliard pasues) dhe Judaizmi (16 milionë) do të rriten, ndërsa Budistët do të jenë rreth të njëjtës madhësi si në vitin 2010 (5.200.000).
 
– Në dekadat e ardhshme, 106 milionë njerëz janë projektuar për të lënë krishterimin. 
– Numri i shteteve me shumicë të krishterë do të bjerë në 151, ndërsa të krishterët janë parashikuar të zvogëlohen në Australi, Benin, Bosnje-Hercegovinë, Francë, Holandë, në Zelandën e Re, Republikën e  Maqedonisë dhe në Angli.
 
– Muslimanët parashikohet se do të përbëjnë më shumë se 50% të popullsisë në 51 vende, përfshirë Republikën e Maqedonisë dhe Nigerinë. 
Artikulli paraprakKosova e varfër me Qeveri të shtrenjtë
Artikulli vijuesBesimtarët katolikë kremtojnë Pashkët