Shpërthimi ndodhi në të njejtën ditë me sulmin terrorist mbi automjetet ushtarake në Ankara
BRUKSEL (AA) – Media lokale suedeze informojnë se një shpërthim i fuqishëm ka goditur Asociacionin kulturor turk në Stokholm, raporton Anadolu Agency.
E përditshmja suedeze Aftonbladet shkruan se të gjitha dritaret e ndërtesës ishin thyer.
Lidhur me shpërthimin policia ishte njoftuar në ora 21:35 minuta sipas kohës lokale, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kishin shkuar disa vetura të ndihmës së shpejtë dhe ekipe zjarrfikësish.
Nuk janë raportuar dëmtime në njerëz, ndërkohë policia po heton shpërthimin.