Sulm i armatosur në Ohio raportohet për të vrarë dhe të plagosur

1 Min Read

Policia në Hamilton të Ohios në SHBA sapo ka deklaruar se një person është vrarë dhe disa janë plagosur brenda një bari, në mëngjesin e sotëm.

Policia doli në vendin e ngjarjes rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm pasi ka marrë një informacion për të shtëna brenda në lokal, transmeton lajmi.net.

Sipas deklaratës së policisë, zyrtarisht një person është deklaruar i vdekur kurse disa të plagosur të tjerë janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Policia nuk ka specifikuar numrin e saktë të viktimave të tjera apo gjendjen e tyre.

Identiteti i viktimës nuk bëhet tash për tash i ditur para se të njoftohet familja e tij.

Ata nuk kanë treguar edhe më tej nëse kanë arrestuar ndonjë person apo nëse kanë ndonjë të dyshuar.

TAGGED:
Share This Article