Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit me bomba fuçi në të cilat ka patur “gazra helmuese” në rajonin Muaddamiyet es-Sama në rrethinën e kryeqytetit sirian të Damaskut
Sulmin në rajonin i cili është nën kontroll të opozitës siriane e realizoi një helikopter i ushtrisë siriane të presidentit Bashar Al-Assad, raporton Anadolu Agency (AA)..
Sipas informacioneve deri tek të cilat erdh gazetari i AA-së nga zyrtarët e spitalit të improvizuar, sulmin me bomba fuçi në të cilat ka patur “gazra helmuese” e kreu një helikopter i ushtrisë siriane. Gjatë sulmit dhjetë persona humbën jetën, në mesin e tyre edhe një fëmijë, ndërsa 30 persona janë nën ndikim të gazit.
“Shumë persona kanë pasur rrezik nga ngulfatja. Personat që i goditi gazi ndodhen në mjekim në spitalet e improvizuara në këtë rajon”, theksoi zyrtari.
Personat e lënduar kanë patur pasoja si përkeqësim të të pamurit, vjellje, mungesë ajri dhe marramendje.