Autoritetet gjermane kanë thënë se personi qe dyshohet se e kreu sulmin e 22 korrikut në Mynih vitin e kaluar ka qenë për dy muaj pacient i në trajtimi psikiatrik si pasojë e depresionit.
Thomas Steinkraus-Koch, zëdhënës i Prokurorisë së Mynihut ka thënë sot para gazetarëve se 18 vjeçari gjerman me origjinë nga Irani “është trajtuar në vitin 2015”.
Sulmuesi i dyshuar është identifikuar si Ali Sonboly, i lindur dhe rritur në Mynih, por me prejardhje familjare nga Irani. Policia ka thënë se ai është gjetur i vdekur 1 kilometër larg vendit ku e ka nisur sulmin, ndërsa mundësitë më të mëdha janë që ai ka bërë vetvrasje.
Steinkraus-Koch thotë se ai ka vuajtur nga “frika e kontaktit me të tjerët” dhe forma të tjera të deprsionit.
Shefi i policisë së landit të Bavarisë, Robert Heimberg ka thënë sot se i dyshuari e ka planifikuar sulmin e 22 korrikut për një vit