Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë dërguar në Irak mbi 400 këshilltarë ushtarakë në kuadër të luftës kundër DAESH-it, kanë nisur një trafik bisedimesh me komandantët Baathistë të organizatës terroriste, pohojnë burime nga inteligjenca irakiane
Sipas burimeve irakiane, 7 agjentë sekretë amerikanë janë takuar me numrin 2 të DAESH-it, Abu Ahmad al-Alwani.
Bisedimet në Havixha janë rregulluar me ndërmjetësimin e fiseve Shammar dhe Xhuburi, dy nga më të rëndësishme në Mosul.
Mësohet gjithashtu se fillimisht është menduar që ndërmjetësues i bisedimeve të bëhej fisi Tahii, i njohur për lidhje të ngushta me Turqinë, por më pas është hequr dorë nga ky opsion për të eliminuar deshifrimin e përmbajtjes së takimeve.
Ekspertët irakianë theksojnë se, krahas planit për eliminimin e Al-Kaidës, Uashingtoni ka vënë në veprim edhe një plan për veçimin Baathistëve nga DAESH-i dhe për integrimin e tyre në sistemin e ri./trt/.kohaislame