Dy mijë refugjat pas një ditë pritje, morën leje nga kampi i refugjatëve “Vinojug” në Gjevgjeli që të nisen për në Tabanoc me njëqind vetura taksi, minibus dhe autobus, pasi që greva e taksistëve të Gjevgjelisë të cilët e bllokuan hekurudhën në drejtim të Tabanocit, me kërkesë që shteti t`i lejoje refugjatëve që përveç me trena të shfrytëzojnë edhe shërbime të kompanive taksi private, transmeton zhurnal.mk
Përderisa pritej që të arrij vendimi për bllokadën, refugjatët u ngrin, pasi që në kampin e Gjevgjelisë nuk ka ngrohje të mjaftueshme.
Nga Shoqata e taksistëve të Gjevgjelisë informuan se është arritur marrëveshje për vendosjen e mënyrës së posaçme të parkimit të veturave para kampit “Vinojug” ku do të ndahen numra të veturave si dhe si do të arrijnë refugjatët, ashtu do të thirren edhe transportuesit taksi.
Prej sot, refugjatët vet do të zgjedhin se si do të transportohen nga Gjevgjelia për në Tabanoc, pasi që ato për transport edhe kështu paguajnë shuma të mëdha për shërbimet e transportit që i afrohen.