Parlamenti i Afganistanit në kryeqytetin e vendit, Kabul ka qenë sot shënjestër e një sulmi me raketahedhës, ku përgjegjësinë e morri përsipër grupi taleban, raporton Anadolu Agency (AA).
Incidenti ka ndodhur në kohën kur zyrtarë të vendit, përfshirë ministrin e Brendshëm, kishin shkuar në mbledhjen e Parlamentit ku në rend dite kanë qenë pyetjet e deputetëve për gjendjen e sigurisë në vend.
Sipas kolonelit, Abdul Ghafar Ghorzan, policia ka nisur një hetim, ndërsa siç tha të dhënat do të njoftohen më vonë.
Zyrtarët thanë se raketa e parë goditi ndërtesën e Parlamentit duke shkaktuar dëme materiale, ku pasuan edhe dy shkrepje të tjera.
Zëdhënësi i ministrit të Brendshëm, Sidique Sidiqui konfirmoi incidentin dhe ka shtuar se nuk ka viktima në njerëz.
Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid deklaroi se sulmi është kryer nga luftëtarët talibanë, për të shtuar se gjatë sulmit mbi Dar-ul-Aman ka pasur të vrarë në mesin e forcave të sigurisë.