Parlamenti Evropian dhe institucionet evropiane në Bruksel janë mbyllur, tha në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Tanja Fajon, anëtare e Parlamentit Evropian e cila aktualisht ndodhet në Bruksel.
“Momentalisht jam në Parlamentin Evropian. Institucioni është mbyllur. Pjesën më të madhe të informatave e kemi nga mediat, por dhe departamenti ynë i sigurisë dërgon disa rekomandime si teë veprojmë. Nuk ka transport publik, dëgjohen sirenat. Këtë mëngjes kishte panik dhe kaos në Bruksel. Tani jemi duke i mbledhur informatat në lidhje me çfarë tjetër po ndodh. Pak a shum, të gjitha takimet sot dhe nesër janë anuluar në institucionet evropiane. Informatat e tilla i marrim përmes e-mailit. Jemi duke pritur. Jemi të tronditur. Është e tmerrshme ajo që ka ndodhur, por unë mendoj se pak a shumë të gjithë kanë pritur diçka e ngjashme mund të ndodhë në Bruksel, siç ndodhi në Paris vitin e kaluar”, tha Fajon.
Ajo theksoi se të gjitha institucionet evropiane janë angazhuar në mënyrë aktive në luftën kundër terrorizmit.