Taxhikistani ka ndaluar haxhin, apo pelegrinazhin mysliman në Mekë, për qytetarët më të rinj se 35 vjeç.
Autoritetet atje besojnë se ndalesa mund të parandalojë taxhikët e rinj nga zhvillimi i ideve radikale apo bashkimi me grupet ekstremiste, të tilla si Shteti Islamik.
Qeveria e presidentit taxhik, Emomali Rahmon, ka bërë vazhdimisht thirrje për forcimin e parimeve sekulare në Taxhikistan, ku shumica e popullsisë është myslimane, transmeton albinfo.ch.
Taxhikistani ka ndaluar shamitë për vajzat në shkolla dhe ka ndaluar të miturit nga shkuarja në xhami, pas raporteve se shumë taxhikë u janë bashkuar militantëve në Irak dhe Siri/iss.press