Të drejtat politike të grave

0
134

Përkundër asaj se termi të drejta politike është i ri, ne do ta gjejmë këtë nëse hedhim një shikim në tekstet Islame dhe nëse kthehemi mbrapa në eksperiencën e shoqërive të hershme muslimane, për të parë sesi Islami i ka zbatuar disa të drejta të grave që mund të emërohen ndryshe edhe si të drejta politike.

1. E drejta për këshillim

Ka shumë ajete në Kur’anin fisnik që vendosin për menaxhimin e punëve të muslimanëve në përgjithësi, të bazuar në këshillim të përbashkët. ثshtë detyrë e muslimanëve për të këmbyer opinione dhe për tu konsultuar me njëri-tjetrin për këto çështje.

Allahu i Lartësuar thotë: “…e konsultohu me ta në (të gjitha) çështjet…” (Ali Imran-158)

Allahu i Lartësuar gjithashtu thotë: “Dhe punët e tyre janë konsultime të përbashkëta”.

Këto tekste të përgjithshme e që përfshijnë si burrat ashtu edhe gratë.

Ne shohim që i dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të, i këshillonte dhe këshillohej me gratë e tij në çështje të përgjithshme. Për shembull, ai u këshillua me Ummi Seleme-n në rastin kur ai i kishte urdhëruar sahabet (shokët e tij) që të rruanin kokat dhe të dilnin nga gjendja e tyre e haxhit në Hudejbije. Ata vepruan kështu sepse urryen kthimin nga Meka pa bërë haxh. Ajo (Ummi Seleme, Zoti qoftë e kënaqur prej saj) e këshilloi Pejgamberin paqja qoftë mbi të, që ta rruan kokën e tij më para se të bënte kubanin, dhe ai kështu veproi. Me pas të gjithë të tjerët e ndoqën në këtë veprim. Ai pastaj e lavdëroi gruan e tij dhe e vlerësoi atë për arsyen e saj të shëndoshë…

Kjo është çfarë ne gjejmë në veprat historike. E cila na tregon madje qartë, që edhe gratë të cilat ishin të mbylluar në shtëpitë e tyre, u konsultuan mbi çështjen e zgjedhjes së liderit Uthman.

2. Emigrimi dhe dhënia e bejës (betimit)

Gratë muslimane emigruan në Abisini (Etiopia e sotme) dhe në Medina. Ky emigrim ishte i barabartë me ate çfarë ne i referohemi në ditët tona si “kërkim azili politik”.

Kjo ishte një kohë kur muslimanët ishin të shtypur në Mekë dhe ishin të ndaluar të shprehnin mendimet e tyre dhe të thirrnin në besimin e tyre. Ata emigruan duke kërkuar një vend ku ata do të kishin mundësinë të praktikonin ritet e tyre dhe të shprehnin besimin e tyre. Vendi i parë që muslimanët zgjodhën për të shkuar ishte Abisinia, sepse në atë kohë ishte e qeverisur nga një mbret i cili nuk shtypte askënd në vendin e tij.

Gratë muslimane emigruan gjatë kësaj kohe, disa herë të pashoqëruara si Umm Kulthumi vajza e Ukbe bin Abu Muit dhe Ummi Selame, Zoti qoftë i kënaqur me ato. Kjo është e përmendur dhe në Kur’anin famlartë:

“O ju që besuat, nëse gratë besimtare vijnë tek ju si emigruese, pranoni ato”.

Përsa i përket betimit (bejës) kjo është një pakt politiko-fetar midis muslimanëve dhe të Dërguarit të Allahut, paqja qoftë mbi të. ثshtë një shprehje e besimit të tyre tek i Dërguari dhe aktivizimi i tyre politik në çështjen e tij. Ajeti i mëposhtëm flet rreth betimit të aleancës (bejës) të dhënë nga gratë:

“O pejgamber, nëse gratë besimtare vijnë tek ti për të të dhënë betimin e tyre që ata nuk do të shoqërojnë askënd në adhurim me Allahun, as të vjedhin, as të bëjën prostitucion, as të vrasin fëmijët e tyre, as të shpifin, as të bëjnë dëshmi fallse, as të mos të bëhen të pabindura ndaj teje në mirësi, atëhere pranoje betimin e tyre dhe kërko nga Allahu për t’i falur ata. Me të vërtetë, Allahu është Shumëfalës, i Gjithëmëshirshëm”

Kjo listë përfshin një fjali me rëndësi politike: ”as të mos të bëhen të pabindura ndaj teje në mirësi”.

3. Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja

Kur’ani ka vendosur rolin e grave besimtare për të urdhëruar në të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja.

Allahu i Lartësuar thotë: “Besimtarët, burra dhe gra, janë mbrojtës të njëri-tjetrit, ata urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja”.

Përsa i përket luftimeve ushtarake, Islami nuk e ka bërë ate të detyrueshme për gruan, por është e lejueshme për atë të marrë pjesë në përpjekjet e luftës. Për shembull: Të pajisurit me ujë e luftëtarëve, mjekimin e të plagosurve etj. Megjithate në disa luftëra, gratë kanë marrë pjesë edhe në luftime. Umm Sulejm el-Ensarije e mbrojti Pejgamberin, paqja qoftë mbi të, gjatë luftës së Uhudit dhe ku ishte plagosur rreth dhjetë herë.

 

Marrë nga: The Women in Islam. IslamToday.Net

Përktheu: Ammar Ardit Kraja