1. Testi i fundit i një lideri është që ai të lërë prapa tek të tjerët bindjen dhe vullnetin për të vazhduar përpara.
2. Shembulli nuk është gjëja kryesore për të influencuar të tjerët. Është e vetmja gjë.
–
3. Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.
4. Michael, nëse nuk pason, nuk mund të luash.
5. Lidershipi është arti kur dikush tjetër bën diçka që ju doni të bëhet sepse ai dëshiron ta bëjë.
6. Lidershipi dhe mësimnxënia janë të domosdoshme për njëri-tjetrin.
7. Shumë shpesh e nënvleftësojmë fuqinë e një prekjeje, një buzëqeshjeje, një fjale të mirë, një veshi dëgjues, një komplimenti të sinqertë apo veprën më të vogël të përkujdesjes, sepse të gjitha kanë mundësi të ndryshojnë një jetë.
8. Fëmijët kurrë nuk kanë qenë të zotë të dëgjojnë të rriturit, por kurrë nuk kanë dështuar t’i imitojnë ata.
9. Mos përçmo asnjë njeri dhe mos konsidero asgjë të pamundur, sepse nuk ka asnjë njeri që nuk ka kohën e tij dhe nuk ka asgjë që nuk ka vendin e saj.
10. Në të vërtetë duhet të vërtitemi së bashku, ose, me siguri, do të vërtitemi veçmas.
11. Ajo që je më bërtet kaq fort në vesh, sa nuk e dëgjoj dot çfarë thua.
12. Më jep njerëzit e duhur dhe nuk më intereson se çfarë organizate do më japësh. Gjëra të mira do të ndodhin. Më jep njerëzit e gabuar dhe nuk ka rëndësi se çfarë do të bësh me organizatën. Gjëra të këqija do të ndodhin.
13. Unë pedalova atëherë kur askush tjetër nuk do të pedalonte, ndonjëherë as shokët e mi të skuadrës.
14. Njeriu nuk di çfarë është i aftë të bëjë deri në momentin kur e pyesin.
15. Liria në të vërtetë është një lojë më e madhe se pushteti. Pushteti ka të bëjë me atë që kontrollon. Liria ka të bëjë me atë që mund të çlirosh.
16. Ne ose gjejmë ndonjë rrugë, ose e bëjmë një.
–
17. Strategjia pa taktika është rruga më e ngadaltë për fitore. Taktikat pa strategji janë zhurma para mposhtjes.
18. Të gjesh lojtarë të mirë është e lehtë. T’i bësh ata të luajnë së bashku është pjesa më e vështirë.
19. Të qëndrosh në mes të rrugës është shumë e rrezikshme; të godet trafiku nga të dyja anët.
20. Menaxhimi është t’i bësh gjërat saktë. Lidership do të thotë të bësh gjërat e sakta.
21. Mos u thoni njerëzve si t’i bëjnë gjërat, thuajuni atyre çfarë të bëjnë dhe le t’ju habisin me rezultatet.
22. Një lider është një tregtar në shpresë.
23. Unë duhet të ndjek njerëzit. A nuk jam lideri i tyre?
24. Delegimi i punës funksionon, me kusht që edhe ai që e delegon të punojë.
25. Vetëm një burrë në një mijë është një lider meshkujsh – 999 të tjerët ndjekin femrat.
26. Esenca e vërtetë e lidershipit është se duhet të kesh vizion. Nuk mund t’u frysh trumbetave të pasigurta.
27. Liderët rriten, ata nuk bëhen.
28. Drejtuesi më i mirë është ai që ka mjaft sens sa të zgjedhë burrat më të mirë të bëjnë atë që ai do të bëjnë, dhe i vetëkufizuar sa ta ndalojë veten dhe të mos i ndërhyjë ndërkohë që ata punojnë.
29. Është e vështirë të drejtosh kalorësinë, nëse ju duket vetja qesharak mbi një kalë.
30. Shpirtrat e mëdhenj gjithmonë janë kundërshtuar nga mediokrit. Këta të fundit nuk mund ta kuptojnë kur një person nuk i nënshtrohet paragjykimeve të trashëguara dhe përdor me kuraje inteligjencën e tij.
31. Fakti se me disa gjeni kanë qeshur, nuk do të thotë se të gjithë ata me të cilët kanë qeshur janë gjeni. Ata qeshën me Kolombin, qeshën me Fultonin, qeshën me vëllezërit Wright. Por ata kanë qeshur edhe me klounët e cirkut.
32. Mos drejtoni duke i goditur të tjerët në kokë, ky është sulm, jo lidership.
33. Lidershipi mund të kuptohet si kapacitet për ta përkufizuar veten tek të tjerët në një mënyrë që qartëson dhe zgjeron vizionin e të ardhmes.
34. Ajo që bëni gjithmonë para një vendimi është konsultimi. Politika më e mirë publike bëhet kur dëgjoni ata që do të preken prej kësaj. Atëherë kur politika të vendoset, ju i thërrisni ata që t’ju ndihmojnë ta shini.
35. Në kohë ndryshimi, nxënësit trashëgojnë Tokën, ndërsa të mësuarit zbulojnë se janë të pajisur për bukuri të merren me një botë që nuk ekziston më.
36. Nuk ka rëndësi fakti se njeriu është një kafshë tufe, thotë Frojdi, por se ai është kafshë e tufës i drejtuar nga një shef.
37. E vetmja anije e sigurt në një stuhi është lidershipi.
38. Kushdo që e ofron lidershipin, duhet të jetë sa më shumë i freskët dhe i kujdesshëm dhe reflektues, që të bëjë ndeshjen më të mirë.
39. Shpikjet duhet të menaxhohen, por njerëzit duhet të drejtohen.
40. Komuniteti është si një anije; të gjithë duhet të jenë të përgatitur të marrin timonin.
41. Nuk mund t’jua jap formulën e suksesit, por mund t’ju jap formulën e dështimit, e cila është: provoni t’ua bëni qejfin të gjithëve.
42. Unë kam parë më larg se të tjerët, sepse qëndroja në shpatullat e gjigandëve.
43. Një lider duhet të ketë kurajën të veprojë kundër këshillës së ekspertëve.
44. Nuk ka asgjë më demoralizuese se një lider që s’mund ta artikulojë qartë pse po bëjmë atë që po bëjmë.
45. Një lider apo një njeri aksioni në krizë, gjithmonë vepron në mënyrë të nënndërgjegjshme dhe pastaj mendon arsyen e veprimit të tij.
46. Koha është neutrale dhe nuk i ndryshon gjërat. Me kuraje dhe iniciativë, liderët i ndryshojnë gjërat.
47. Sa keq për liderin e zënë ngushtë mes kritikës pa dashuri dhe të dashurve jo kritikë.
48. Lidership do të thotë të gjesh një paradë dhe të dalësh në krye të saj.
49. Nëse veprimet tuaja i frymëzojnë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të mësojnë më shumë, të bëjnë më shumë dhe të bëhen më shumë, atëherë je lider.
50. Çelësi për lidershipin e suksesshëm sot është influenc, jo autoriteti.
51. Kur liderët tërheqin pushtetin, kur sillen si heronj dhe shpëtimtarë, përfundojnë të lodhur e të dërmuar, dhe thellësisht të stresuar.
52. Besoj se lidershipi një herë e një kohë do të thotë muskuj, por sot do të thotë t’ia kalosh mirë me njerëzit.
53. Është përgjegjësia e intelektualëve të flasin të vërtetën dhe të ekspozojnë gënjeshtrën.
54. Liderët që punojnë më me efektivitet janë ata që kurrë nuk thonë “unë”. Dhe kjo jo sepse e kanë stërvitur veten të mos thonë “unë”. Ata nuk mendojnë me “unë”. Ata mendojnë “ne”. Ata mendojnë “skuadër”. Ata e kuptojnë se puna e tyre është ta bëjnë skuadrën të funksionojë. Ata pranojnë përgjegjësi dhe nuk i shmangen asaj, por “ne”-ja i merr meritat. Kjo gjë krijon besim, dhe ju aftëson që puna të përfundohet.
55. Liderët nuk duhet t’i ngjisin kuptim moral ideve të tyre. Bëjeni këtë dhe s’mund të komprometoni.
56. Një tiran gjithmonë nxit luftë ose diçka tjetër, në mënyrë që njerëzit të kërkojnë një lider.
57. Njerëzit janë ambiciozë dhe racionalë dhe krenarë. Dhe nuk vihemi në të njëjtën vijë me njerëzit që nuk na respektojnë dhe nuk kanë interesin tonë në zemër. Ne jemi të gatshëm të ndjekim liderët, por vetëm nëse besojmë se duan të mirën tonë, jo të keqen.
58. Unë nisem me premisën se funksioni i lidershipit është të prodhojë më shumë liderë, jo më shumë ndjekës.
59. Abraham Linkoln nuk shkoi në Getisburg pasi bëri një sondazh dhe zbuloi se çfarë do të shitej në Getisburg. Nuk kishte njerëz që i ofruan statistika, që i thanë të kishte kujdes për këtë apo atë grup. Kur do të kemi ne kurajën e Linkolnit?
60. Liderët e mirë në fillim duhet të bëhen shërbëtorë të mirë.
61. Mbaje frikën për veten tënde, por ndaj frymëzimin me të tjerët.
62. Liderët janë modelë më të fuqishëm kur mësojnë se sa kur japin mësim.
63. Një lider i çon njerëzit aty ku duan të shkojnë. Një lider i madh i çon njerëzit jo aty ku duan të shkojnë, po aty ku duhet të jenë.
64. Lidership efektiv do të thotë t’i bësh gjërat e para të parat. Menaxhim efektiv do të thotë disiplinë, t’i zbatosh.
65. Esenca e vërtetë e lidershipit është se duhet të keni vizion.
66. Ju që jeni gazetarë, shkrimtarë, qytetarë, ju keni të drejtë t’u thoni atyre që keni zgjedhur se duhet të mendohen mirë, të jenë të qetë dhe të dëgjojnë. Kjo është diçka universale, e mësuar nga të gjitha fetë.
–
67. Nëse nuk jeni të hutuar, ju nuk po tregoheni të vëmendshëm.
68. Arti i lidershipit është të thuash “jo”, jo “po”. Është shumë e lehtë të thuash “po”.
69. Disa liderë lindin gra.
70. Liderët nuk lindin, ata bëhen. Ata bëhen ashtu si gjithçka tjetër, përmes punës së rëndë. dhe ky është çmimi që duhet të paguani për ta arritur atë qëllim, apo çfarëdolloj qëllimi tjetër.
71. Testi final i një lideri është se lë prapa tij, tek njerëzit e tjerë, bindjen dhe vullnetin për të vazhduar përpara.
72. , Desmond Tutu, eci përgjatë një ndërtese ku trotuari i përkohshëm ishte mjaft i ngushtë, aq i ngushtë sa vetëm një person mund të kalonte. Një njeri i bardhë ishte në anën tjetër, pa Tutu-në dhe tha: “Unë nuk i lë vend gorillave”. Prandaj Tutu u spraps, bëri një gjest të thellë përmbledhës dhe tha: “Ah, por unë po”.
73. Menaxheri pyet si dhe kur; lideri pyet çfarë dhe pse.
74. Menaxheri pranon status-kuon; lideri e sfidon atë.
75. Miti më i rrezikshëm i lidershipit është se liderët lindin, se ekziston një faktor gjenetik për lidershipin. Ky mit pohon se njerëzit ose kanë cilësi karizmatike, ose jo. Këto janë gjepura; në fakt, e kundërta është e vërtetë. Liderët bëhen, më shumë se sa lindin.
76. Çmimi i madhështisë është përgjegjësia.
77. Testi i vetëm i lidershipit është që dikush të ndjekë.
78. Lidershipi nuk është aq shumë teknikë dhe metodë, sa është të hapësh zemrën. Lidershipi është frymëzim, për veten dhe të tjerët. Lidershipi i suksesshëm është për përjetesat njerëzore, jo proceset. Lidershipi nuk është një formulë apo program, por një aktivitet njerëzore që vjen nga zemra dhe merr parasysh zemrën e të tjerëve. Është një qëndrim, jo rutinë.
79. Sot ndjekësit besojnë se janë pjesë e një sistemi, një proces të cilit i mungon zemra. Nëse një lider mund të bëjë diçka, ajo është të lidhet me ndjekësit në një nivel njerëzore, ose edhe më mirë, frymor, sa të bëhet një me ta, të ndajë eksperiencat dhe emocionet, të lërë mënjanë procesin e lidershipit që kemi mësuar nga rutina.
80. I bekuar është lideri që kërkon më të mirën e atyre të cilëve u shërben.
81. Një lider është më i mirë kur njerëzit as që e dinë se ekziston, jo kaq i mirë kur njerëzit i binden dhe e brohorasin, i keq kur ata e përçmojnë … Por për një lider të mirë që flet pak dhe e bën punën, që e përmbush qëllimin, ata do të thonë, “Ne e bëmë vetë”.
82. Një ushtri me 1000 është e lehtë të gjendet, por sa e vështirë është të gjesh një gjeneral.
–
83. Tregohu i butë dhe mund të jesh guximtar; bëhu kursimtar dhe mund të jesh liberal; mos e vë veten para të tjerëve dhe mund të bëhesh një lider mes burrave.
84. Lidership është aksion, jo pozicion.
85. Lidership do të thotë t’i bësh njerëzit të punojnë për ty atëherë kur nuk e kanë për detyrim.
86. Një lider i vërtetë dëgjon muzikën, edhe kur nuk i pëlqen melodia.
87. Lidershipi duhet të lindë nga të kuptuarit e nevojës së atyre që ndikohen prej tij.
88. Karakteristikat e lidershipit efektiv janë inteligjenca, integriteti dhe besnikëria, magjepsja, disiplina, kuraja, vetë-përmbushja dhe siguria.
89. Pa një udhëheqje të urtë populli bie, por gjen shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve.
90. Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë.
91. Secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj.
92. Lidershipi efektiv nuk tregohet tek fjalimet dhe tek pëlqyeshmëria; lidershipi përcaktohet nga rezultatet, jo atributet
93. Një lider i mirë nuk mund të largohet shumë nga ndjekësit e tij.
94. Ai që nuk mund të bie dakord me armiqtë e tij kontrollohet prej tyre.
95. Ekzistojnë shumë elemente tek një fushatë. Lidershipi është numri një. Gjithë të tjerat janë numri dy.
96. Kam më shumë frikë nga një ushtri me 100 dele të drejtuar nga një luan, se nga 100 luanë të drejtuar nga një dele.
97. Fëmijët kanë nevojë për dashuri, veçanërisht atëherë kur nuk e meritojnë.
98. Lidershipi është një punë më e vështirë se të zgjedhësh njërin krah. Duhet t’i sjellësh krahët së bashku.
99. 100. Hapi i parë drejt lidershipit është shërbimi.
100. Liderët e mirë i bëjnë njerëzit të ndihen sikur janë në zemër të gjërave, jo në periferi. Të gjithë ndihen sikur kanë bërë një ndryshim në suksesin e organizatës. Kur kjo ndodh, njerëzit ndjehen të qendërzuar dhe kjo u jep kuptim punës së tyre.