Teknologjia Stealth: Aeroplani B-2

B-2, është aeroplan bombardues, tek i cili është aplikuar teknologjia “Stealth” dhe konsiderohet bombarduesi më modern në botë. Ky aeroplan është zhvilluar krahas gjuajtës- bombarduesit F-117A dhe në pjesë të madhe edhe te ky aeroplan është aplikuar teknologjia e njëjtë elektronike për mënjanim të reflektimit dhe të rrezatimit elektronik.B 2 Building 56413

Prodhohet nga kompania »Northrop«, ndërsa forma e jashtme i është dhënë mbi bazë të aeroplanit YB-49, i prodhuar nga e njëjta kompani. Për dallim nga F117A, i cili nuk është stabil për shkak të formës jo të përshtatshme aerodinamike, B-2 ka një stabilitet të madh gjatë fluturimit për shkak të formës së përkryer aerodinamike që ka. Prototipi i tij i parë ka fluturuar më 17 tetor të vitit 1989, ku për një kohë të gjatë i është nënshtruar testeve të shumta. Së paku sipas burimeve zyrtare deri në vitin 1999, nuk është përdorur në asnjë mision luftarak. Testimet e para të tij jashtë ShBA-ve, janë bërë më 2 shtator të vitit 1996. Gjatë panairit ndërkombëtar të aviacionit, i cili mbahej në Britani të Madhe, një B-2 fluturon direkt nga baza “Vajtmen” në Misuri të ShBA-ve për në bazën ajrore »Farnbor« e cila gjendet afër Londrës. B-2 nuk ateroi fare në këtë bazë. Ai u kthye mbrapa duke lënë shumë dilema për të interesuarit. Pas dy ditësh, Ministria Britanike e Mbrojtjes, i publikoi fotografitë e B-2 të marra në afërsi të bazës ajrore Farnbor ku zhvillohej panairi. Sipas zyrtarëve të kësaj Ministrie, B-2 ishte hetuar përmes pajisjeve vëzhguese termalo-optike, të cilat i kishte përdorur një regjiment i mbrojtjes kundërajrore të Aviacionit Mbretëror Luftarak. Me gjithë praninë e përfaqësuesve të firmës prodhuese të këtij aeroplani në këtë panair, nuk u bë publike e dhëna se a ishte i aktivizuar sistemi i zvogëlimit të rrezatimit termik dhe elektronik në kohën kur ky aeroplan është futur në hapësirën ajrore të Britanisë së Madhe.

Gjatë fushatës ajrore kundër Jugosllavisë në vitin 1999, ky aeroplan u përdor në mënyrë shumë të kufizuar ku detajet e angazhimit të tij mbetën të panjohura. Megjithatë, zyrtarisht u konfirmua efikasiteti i tij si bombardues strategjik, si për nga saktësia e goditjes, ashtu edhe për nga padukshmëria e tij elektronike gjatë fluturimit.B-2 spirit bombing
Karakteristikat tekniko-taktike të tij janë: Është i gjatë 21.03 m. gjerësia e tij është 52, 43 m. Fluturon me shpejtësi nën shpejtësinë e zërit. Është i pajisur me katër motorë të tipit General elektrik F118-GE-100. Ekuipazhi ka dy pilotë, plus piloti automatik. Pa mbushje në ajër mund të fluturojë deri në distancën 16.000 km. përpos raketave dhe bombave klasike, ky aeroplan ka mundësinë e bartjes së armëve nukleare.

Artikulli paraprakKim Jong-il ka vdekur nga nervozizmi
Artikulli vijuesTeknologjia Stealth: Aeroplani B-2