Ditët e shkuara emri i presidentit rus Vladimir Putin u vu në qendër të një sulmi mediatik pasi u lidh me transfertë të dyshimta offshore.
Ai u akuzua për evazion fiskal dhe thuhej se ka fshehur dy miliardë dollarë në Panama.
Sipas mediave amerikane dhe britanike, Putin, nëpërmjet miqve të tij ka depozituar shuma të mëdha offshore.
Por tani që po hetohen dokumentet dhe emri i Putin nuk lidhet me asnjë transfertë, mediat amerikane ndryshojnë akuzën.
Nëse nuk është i përfshirë, atëherë ka qenë Putin që e ka organizuar këtë skandal.
Kjo teori është thënë nga analisti i njohur Clifford Gaddy dhe është transmetuar nga Uashington Post dhe Newsweek.
Gaddy është drejtuesi i “Brookings Institution”, think-tanku më i rëndësishëm në SHBA.
Ai thotë se ka shumë mundësi që ta ketë organizuar Putin gjithë këtë skandal, por pa dhënë arsye se përse mund ta ketë bërë.kohaislame