Vuçiq:Kosova nuk mund të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara pa vullnetin e Serbisë

Presidenti i Serbisë në një bisedë për Happy TV ka thënë se nuk është shumë optimist për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

“Ne serbët më shumë i duam mitet”, është shprehur ai, transmeton Koha.net.

Ai pasi e ka fajësuar Prishtinën se “nuk ka kurrfarë vullneti për kompromis”, ai ka kritikuar edhe”pjesën më të madhe të opinionin serb, që po ashtu s’ka këso gatishmërie”.

“Ne më shumë duam të kemi projeksione mitike të së kaluarës dhe nuk dëshirojmë raport racional ndaj Serbisë”, është shprehur Vuçiq.

Ai ka shtuar se qëndrimin e tij se si e sheh zgjidhjen e çështjes së Kosovës do ta paraqesë pasi t’i dëgjojë të gjitha palët e tjera që marrin pjesë në dialog rreth kësaj çështjeje e po ashtu pret edhe deklarimin e Akademisë Serbe të Shkencave si dhe të shoqërisë civile….

Sipas Vuçiqit Kosova nuk mund të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara pa vullnetin e Serbisë, transmeton Koha.net.

Në rrethanat e tashme të polarizimeve politike dhe të ekzistimit të botës multipolare nuk ka kurrfarë gjasësh që Kosova të marrë karrige në OKB, pos nëse merret vesh me Serbinë nga e cila Serbia duhet të përfitojë diçka, dhe jo të mos ketë asgjë dhe të jetë e poshtëruar, është shprehur Vuçiq.

Se cili do të jetë ai përfitim, Vuçiq tha se nuk dëshiron të flas tash, porse këtë do ta bëjë në mars ose prill të vitit të ardhshëm.

Artikulli paraprakZafir Berisha:Nuk është problem i madh edhe nëse prishet koalicioni
Artikulli vijuesPacolli:Mustafa më ka premtuar se LDK-ja do ta votojë demarkacionin