Megjithëse Policia e Kosovës dhe Ministria e Arsimit kanë thënë se janë marrë të gjitha masat që testi i maturës të mos shpërndahet më në rrjete sociale në internet, një gjë e tillë ka ndodhur edhe të shtunën kur po mbahet pjesa e dytë e testit të Maturës Shtetërore.
Në një grup në Facebook, nxënësit kanë shpërndare testet duke kërkuar që të marrin përgjigjet e sakta.
Ata kanë pasur kohë që të komentojnë poshtë fotografive duke treguar se në cilën shkollë janë dhe përgjigjet e sakta.
Edhe testi i kaluar ishte shpërndarë në internet, por policia kishte arritur të identifikonte një person si përgjegjës për këtë.
Ministria e kishte vlerësuar mbarëvajtjen e testit si pozitive megjithëse testi u shpërnda në internet./