Në pyetjen se a është hixhabi shenjë e prapambeturisë, a i shkel të drejtat e grave dhe a është mbeturinë mesjetare, Tevekkul Kerman, fituese e çmimit Nobel tha:
“Njeriu në kohët e hershme ishte pothuajse lakuriq, dhe gjatë zhvillimit të intelektit të tij, filloi të vishet me rroba. Atë që unë sot dhe në vazhdimësi e barti (hixhabin) është niveli më i lartë i mendimit dhe qytetërimit që njeriu ka arritur ndonjëherë, dhe kjo assesi nuk është shenjë e prapambetjes. Prapambetje është ri-heqja dhe zhveshja e veshjes, dhe kjo është kthim në kohërat e lashta”.
Çfarë përgjigje e mrekullueshme dhe argument për ata që gratë muslimane i quajnë të prapambetura për shkak të mbulimit të trupit dhe veshjes e cila ndryshon nga ajo “bashkëkohore”.
Tevekkul Kerman është bërë e njohur nga revolucioni jemenas në vitin 2011, i cili ishte pjesë e Pranverës Arabe. Ajo fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 2011 për “luftën jo të dhunshme për sigurinë e grave dhe të drejtave të tyre, si dhe pjesëmarrjen në ndërtimin e paqes”, me çka është bërë jemenasja e parë, gruaja e parë arabe dhe fituesja më e re e Çmimit Nobel për Paqe deri më sot.
(Islamgjakova)